“I paska ik shala kësaj”/ Ndjekësit nuk ndalen, kapin detajin në foton me bikini të Luana Vjollcës
Pas mbylljes së sezonit të katërt të emisionit “Shiko Kush L...
Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.02) se është duke përgatitur një certifikatë digjitale për koronavirusin, një aplikacion në smartphone, përmes të cilit mund të dëshmohet vaksinimi. Detajet ende nuk janë sqaruar, por certifikata, kaq gjë dihet tashmë, ka për synim të lehtësojë rihapjen dhe t’u mundësojë biznesmenëve që të udhëtojnë sërish. “Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme, që shoqëria daneze përsëri të hapet dhe ndërmarrjeve t’u mundësohet të punojnë. ?Shumë firma daneze janë aktive në mbarë botën”, tha ministri i Financave Morten Bodskov të mërkurën (03.02). Drejtori ekzekutiv i Dhomës daneze të Tregtisë, Brian Mikkelsen, e quajti këtë si një dritë në fund të tunelit për shumë firma.
Suedia fqinje po ndjek të njëjtat plane dhe deklaroi po ashtu konceptimin e një certifikate vaksinimi. “Me një certifikatë digjitale vaksinimi do të jetë shpejt dhe më e thjeshtë që të dëshmosh vaksinat e bëra”, tha Ministri për Digjitalizimin Anders Ygeman të enjten (04.02). Megjithatë tani për tani shtrohet pyetja, se për çfarë duhet të jetë e vlefshme certifikata e vaksinimit.
Ndërkohë në shumicën e vendeve të BE-së nisur nga numri i lartë i infektimeve dhe shfaqja e varianteve të reja të virusit tendenca më shumë po shkon drejt ashpërsimit të mëtejshëm të rregullave. Kjo prek si udhëtimet publike ashtu edhe ato private. Danimarka p.sh. kërkon një arsye të justifikueshme si orar pune apo bashkim familjeje, për të lejuar udhëtimin, po ashtu kërkohet edhe një test ndaj COVID jo më i vjetër se 24 orë. Nga Danimarka në Suedi ndërkohë nuk lejohet pothuajse askush të udhëtojë për shkak të përhapjes së variantit britanik të virusit në Danimarkë. Madje ende nuk duket të jetë i mundur as rifitimi i së drejtës së lëvizjes nëse posedon certifikatën digjitale të vaksinimit.
Estonia u jep më shumë të drejta të vaksinuarve
Ndryshe veprohet në Estoni. Vetëm pak javë pas fillimit të ngadalshëm të vaksinimit në mbarë BE-në, Talini ndërkohë ka vendosur rregulla të posaçme përkatësisht lehtësime për të vaksinuarit. Qysh gjatë kësaj jave shfuqizohen kufizimet e karantinës dhe testet e detyrueshme për COVID-19 për ata që udhëtojnë nga BE-ja dhe vende të treta, që kanë marrë vaksinën. Këto rregulla vlejnë edhe për njerëzit, që gjatë gjysmës së fundit të vitit e kanë marrë veten nga sëmundja me COVID. Nëse është bërë vaksina kjo mundëson edhe udhëtimin në Poloni dhe në Rumani.
Edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron lehtësim udhëtimesh për të vaksinuarit. Ai e pati vendosur në agjendën e takimit të nivelit të lartë të BE-së në mes të janarit temën e certifikatës së vaksinimit. Sektori i turizmit në Greqi përbën rreth 12 përqind të rendimentit ekonomik të Greqisë. Sipas një studimi të Ernst and Young xhiroja e kësaj dege gjatë nëntë muajve të vitit të kaluar ra me 79 përqind. U shkurtuan vende pune dhe pagat. Për shumë restorante, hotele dhe institucione kulturore në një vend turizmi si Greqia, Spanja, Italia lehtësimet e masave për udhëtarë të vaksinuar mund të kenë rëndësi të madhe mbijetese për bizneset.
Detyrimi i përgjithshëm për vaksinim megjithatë vazhdon të jetë i përjashtuar. Krahas të drejtave edhe disa detyrime të lidhura me vaksinimin vazhdojnë të diskutohen me rezerva. Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet qartë për një ofertë për vaksinim, kur bëhet fjalë për strategjinë e qeverisë për vaksinimin. Edhe në disa vende si në Francë e Holandë shumë njerëz janë skeptikë ndaj vaksinimit. Deri tani asnjë vend i BE-së nuk e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin.
Aktualisht po diskutohet me zjarr si për çështjen e detyrimeve ashtu edhe për mundësinë nëse të vaksinuarve do t’u lejohet sërish të udhëtojnë apo të shkojnë në kafene, restorante, në koncerte e teatro. Si aspektet shkencore edhe ato politike janë të përfshira në këtë diskutim. Deri tani është e paqartë, se sa vaksinimi mund të parandalojë infektimin e njerëzve të tjerë dhe se sa kohë zgjat mbrojta nga infektimi prej vaksinës. Shtrohet gjithashtu pyetja, se si mund t’u hiqen të drejtat njerëzve, që deri tani nuk kanë pasur akses në vaksina./ DW
Pas mbylljes së sezonit të katërt të emisionit “Shiko Kush L...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Fation Kuqari është një nga djemtë më të preferuar nga vajza...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPNjë e tre...
Legjenda korçare e futbollit, Milutin Kërçiç është ndarë nga...
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë e ftuar një ...
Ish ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla, ka prezantuar dit...
Shqipe Hysenaj është një nga ish konkurrentet e emisionit Pë...
Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top channel është rikthyer se...
Miliarderi Gianluca Vacci dhe partnerja e tij, realizojnë sh...
Melisa Lleshi është një nga konkurrentet më të komentuara të...
Eksperti i Shëndetit Publik Erin Dasha ka reaguash ashpër sa...
Tea është rikthyer në rrjetet sociale dhe ka marrë guximin t...
Ylli i televizionit Gabby Allen është bërë e njohur në reali...
Gabby Jeanne është një modele e re në Instagram. Ajo është b...
Bjondina seksi Khloe Terae çmend ndjekësit e saj të shumtë m...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e kësaj të sh...
Mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka, është shprehur se situ...
Nga të qenit një mbrojtje kundër gripit në luftimin e sëmund...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka komentuar rritj...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...