Connect with Us

Stadiumi mbulohet nga bora, pezullohet ndeshja e Bundesligës

BundesLiga

Stadiumi mbulohet nga bora, pezullohet ndeshja e Bundesligës

Publikuar

-

Është pezulluar përkohësisht ndeshja në Bundesligë, mes Arminia Bielefeld dhe Verder Bremenit, e planifikuar për t’u luajtur sot në 18:00.

Shkak për pezullimin e ndeshjes, janë bërë kushtet atmosferike. Stadiumi i Arminias është mbuluar nga bora, ku edhe era është e fortë.

Kjo ka bërë që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër, pasi është e pamundur të luhet në të tilla kushte.

Në orët e ardhshme pritet të ketë edhe një vendim përfundimtar, për të vendosur se kur do të zhvillohet kjo sidë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet trajneri dhe zyrtarët, pjesë edhe futbollisti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Schalke 04 humbi dje 5-1 me Stuttgart. Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur shkarkimin e trajnerit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Në muajt e fundit, klubi nga Gelsenkirchen ka vetëm një fitore, teksa është rrugës për në Bundesliga 2.

Kriza financiare ka bërë që drejtuesit të shihnin të ardhmen te elementët pas shumë kosto, teksa në janar u afrua edhe mbrojtësi i Kombëtares gjermane, shqiptari Shkodran Mustafi.

Duket se skuadra ka vijuar të mos bëjë kthesën, me Kicker që bën me dije se bordi ka shkarkuar menjëherë dje në mbrëmje trajnerin Christian Gross, drejtorin sportiv Jochen Schneider, përgatitësin atletik Werner Leuthard dhe koordinatorin e skuadrës, Sascha Riether.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme/ Bayerni i Mynihut gati të rrëmbejë Haland

Publikuar

-

Nga

Lotar Mateus është i bindur se e ardhmja e Erling Halandit do të jetë te Bajerni i Mynihut. Sipas lojtarit rekordmen të kombëtares gjermane, nëse sulmuesi do të luajë deri në fund të kontratës së tij me Borusian, atëherë Bajerni do të jetë skuadra pasardhëse.

“Nëse Haland qëndron edhe një sezon në Bundesligë, bavarezët do të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. Ai është pa dyshim lojtari më i denjë për të zëvendësuar Robert Levandovskin në sulm.

Me Halandin, Bajerni do të siguronte një nga lojtarët më premtues në dekadën e fundit. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në muajt e ardhshëm. Haland në Mynih është diçka që më ka tunduar prej kohësh”, tha Lotar Mateus.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk mjafton për të marrë rezultatet në fushën e lojës. Si për të mos mjaftuar kriza e thellë e rezultateve, situatën e rëndon edhe më tepër gjendja në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që raportohet në mediat në Gjermani, një rebelim duket se po ndodh brenda klubit. Janë vetë futbollistët që janë ngritur kundër trajnerit të tyre dhe anëtarëve të tjerë të stafit të tij. Arsyeja përse e kanë shpallur të padëshiruar Kristian Gros është fakti se ky i fundit ngatërron emrat e lojtarëve me ata kundërshtar, si dhe përdor një gjuhë jo të përshtatshme në komunikim.

Megjithatë drejtuesit kanë pranuar për “Sky Sport“ në Gjermani se nuk do të bëjnë ndryshime në pankinë. Një vendim disi i pritur ky, teksa në situatën në të cilën ndodhet Shalke 04 vështirë të gjendet një zëvendësues për stolin e trajnerit.

LEXO TE PLOTE