Showbizz
Luana Vjollca thumbon Arbana Osmanin/ Ndjekësit: Kur ishte Arbana në Top ti ishe duke pirë akoma qumësht

Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top channel është rikthyer sezoni i ri i emisionit të Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur”.
Duke qenë se emisioni i Luana Vjollcës mbylli sezonin e 4 një javë më parë, moderatorja ka publikuar disa foto mbrëmjen e kaluar në Instagram që ndjekësit e kanë parë si një thumb ndaj Arbanës.
Krahas fotove Luana shkruante: “A jeni gati për shown tim? Kujt i mungon “Shiko Kush Luan sonte”?
Në rrjet ka patur shumë reagime, madje njëra prej tyre që ka reaguar ka qenë dhe moderatorja Arbana Osmani, e cila i është përgjijgur komentit të një prej ndjekëseve të Luanës.
“Ta postojme promon per sot? ? Yll ?”, shkruan ajo, ndërsa Arbana shkruan prerë: Postoje.
Pas reagimt të Arbanës ka patur shumë mbështetës të cilët i kanë kujtuar se mezi e kanë pritur emisionin e Arbanës dhe dikush i ka kujtuar Luanës se Arbana ka qenë shumë vite më parë në ekranin e Top Channel se ajo.
Ndërkohë nuk ka patur një reagim të moderatores Luana Vjollca e cila është kritikuar shumë për photoshop në fotot e saj të fundit./ CNA.al
View this post on Instagram