LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belinda Balluku jep lajmin/ Ja kur do të përfundojë hyrja e re e Tiranës

7 Shkurt 2021, 21:35, Aktualitet CNA
Belinda Balluku jep lajmin/ Ja kur do të përfundojë hyrja e re e

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë inspektuar mbrëmjen e sotme punimet në ish-sheshin Shqiponja.

Balluku tha se tunelet që po ndërtohen do të reduktojnë trafikun që vjen nga pallati me shigjeta në drejtim të Durrësit.

Ajo deklaroi se në 15 mars punimet do të kenë përfunduar dhe hyrja e re e Tiranës do të jetë gati.

?Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut, ne do e përdorim fillimisht për mbarëvajtjen e trafikut deri në përfundim të projektit. Qytetarët kanë pasur ankesa, duke qenë se këtu punohet nëntokë ata dhe pyesin se kur punohet dhe ku punohet, këtu punohet me tre turne.

Po punohet paralelisht dhe në lotin e dytë. Ka qenë një punë shumë e madhe për t?u bërë. Kemi pasur reshjet që kanë nisur në fund të dhjetorit, që e kanë vështirësuar, nesër, do të fillojnë prapë reshjet dhe duhet menaxhuar situata me e vijuar punën pa e ndërprerë, Lotin 3? theksoi socialistja./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga