Rritja e rasteve të reja në shkolla/ Ish-deputetja ngre alarmin: Nuk ka dezinfektantë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes nj...
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një mandati. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Beqaj u zëvendësua nga ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu.
Ilir Beqaj është diplomuar për Informatikë në vitin 1990 në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje në Institutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Politeknik Tiranë.
Në vitet 1990 ? 1994, Beqaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa gjatë viteve 2003-2006 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej vitit 2007 ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe prej vitit 2009, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ilir Beqaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Ilir Beqaj zotëronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 6-fishuar duke kapur vlerën e gati 80 milionë lekëve.
Z.Beqaj deklaron familjarisht likujditete bankare me vlerë 46.9 milionë lekë, pasuri të patundshme me vlerë 29.3 milionë lekë, automjete me vlerë 3.3 milionë lekë dhe pjesë në kapital me vlerë 95,9 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 151.6 milionë lekë, ku burimi kryesor ka qenë kompania Intech+. Z.Beqaj ka siguruar përmes kompanisë të ardhura në masën 27% të totalit, ndërsa nga shitja e aksioneve ka siguruar të ardhura në masën 12%.
Ndërkohë, rreth 14% e të ardhurave kanë si burim pagën e Z.Beqaj, 29% pagat e familjarëve dhe rreth 5% të tjera burojnë nga qiratë.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sëri ?flamujsh të kuq?, të cilët lidhen me aksionet në kompaninë Intech+, detyrimet për blerjen e një apartamenti si dhe një hua të marrë sërish nga kompania e biznesit.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, subjekti Ilir Beqaj deklaron se zotëron 51% të aksioneve në shoqërinë tregtare Intech+, me vlerë 51,000 lekë. Kur rideklaron pasurinë nga e para në vitin 2010, pas një shkëputjeje rreth 4 vjeçare, z.Beqaj saktëson se vlera e aksioneve në Intech + është rritur në 11,220,000 lekë me burim rikapitalizimin e fitimeve ndër vite, ndonëse nuk është e qartë se sa nga fitimet janë tërhequr dhe sa janë rikapitalizuar. Zoti Beqaj i ka shitur aksionet në vitin 2013 me çmim 18,360,000 lekë, me pagesa të realizuara përkatësisht: 1,000,000 lekë (2014), 10,000,000 lekë (2015) dhe 7,300,000 lekë (2017).
Gjatë viteve që ka zotëruar aksione në kompaninë Intech+, Z.Beqaj ka qenë njëkohësisht zyrtar publik, duke mbajtur pozicionet e drejtorit të ISSH dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht kufizimeve të ligjit për konfliktin e interesit.
Në vitin 2004, Z. Beqaj ka deklaruar një apartament banimi me sip 147 m2, me çmim 77,760 USD në bashkëpronësi, por ka paguar vetëm 32,000 USD. Në vitin 2006, ai deklaron si detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit shumën 6,350 USD, pa shpjeguar se kur është shlyer pjesa tjetër e detyrimit prej 39,410 USD.
Ndërsa në deklarimin periodik/vjetor 2005 është deklaruar një hua nga shoqëria Intech+ prej 2,000,000 lekësh, e cila mbahet në llogari bankare në emër të bashkëshortes. Në vitet në vijim, nuk deklarohet nëse kjo hua i është kthyer shoqërisë apo jo./BIRN
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes nj...
Pak ditë pas bujës që bëri intervista e Fotos Nanos në “Opin...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të diel një tjetër mar...
Spitali i Fierit do të jetë gati para prillit dhe për këtë p...
Bota nuk po gjen paqe. Pandemia e COVID-19 është ende në faz...
Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) si një katal...
Aktori dhe artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu ishte i ftuar ...
Kur ecën në Korçë te bulevard “Republika”, nga Valbona drejt...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësis...
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e përmb...
Saranda sot është “zgjuar” ndryshe për shkak të vizitës së k...
Gjatë takimit më banorët e Gjirokastrës, kryeministri Edi Ra...
Të gjithëve na ndodh të shohim apo dëgjojmë për aksidente të...
Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Mitat Tol...
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, ka fol...
Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi, në një intervistë për Euron...
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka dhënë një lajm të tr...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon fenom...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...