Connect with Us

VIDEO/ Futbollisti shqiptar nuk përmbahet, realizon dopietë në Bundesligën gjermane

BundesLiga

VIDEO/ Futbollisti shqiptar nuk përmbahet, realizon dopietë në Bundesligën gjermane

Publikuar

-

Mesfushori i talentuar Elvis Rexhbecaj po bën mjaft mirë këtë sezon me Këlnin në Bundesligë. Futbollistit në pronësi të Volfsburgut realizoi në sfidën e sotme dopietë ndaj Borusia Mynshenglabahut, ku rezultati i takimit është 1-2 për Këlnin.

Edhe pse pozicioni i tij natyral është mesfushor qendre, Rexhbecaj ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Këlnin. Në 22 takime të këtij edicioni, ai ka realizuar 7 gola dhe 3 asiste. Ai mban nënshtetësinë kosovare dhe gjermane. Federata e Kosovës i ka ofruar mundësinë për të luajtur me “Dardanët”, por  Rexhbecaj ende nuk ka vendosur se kë shtet do të përfaqësojë.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet trajneri dhe zyrtarët, pjesë edhe futbollisti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Schalke 04 humbi dje 5-1 me Stuttgart. Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur shkarkimin e trajnerit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Në muajt e fundit, klubi nga Gelsenkirchen ka vetëm një fitore, teksa është rrugës për në Bundesliga 2.

Kriza financiare ka bërë që drejtuesit të shihnin të ardhmen te elementët pas shumë kosto, teksa në janar u afrua edhe mbrojtësi i Kombëtares gjermane, shqiptari Shkodran Mustafi.

Duket se skuadra ka vijuar të mos bëjë kthesën, me Kicker që bën me dije se bordi ka shkarkuar menjëherë dje në mbrëmje trajnerin Christian Gross, drejtorin sportiv Jochen Schneider, përgatitësin atletik Werner Leuthard dhe koordinatorin e skuadrës, Sascha Riether.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme/ Bayerni i Mynihut gati të rrëmbejë Haland

Publikuar

-

Nga

Lotar Mateus është i bindur se e ardhmja e Erling Halandit do të jetë te Bajerni i Mynihut. Sipas lojtarit rekordmen të kombëtares gjermane, nëse sulmuesi do të luajë deri në fund të kontratës së tij me Borusian, atëherë Bajerni do të jetë skuadra pasardhëse.

“Nëse Haland qëndron edhe një sezon në Bundesligë, bavarezët do të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. Ai është pa dyshim lojtari më i denjë për të zëvendësuar Robert Levandovskin në sulm.

Me Halandin, Bajerni do të siguronte një nga lojtarët më premtues në dekadën e fundit. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në muajt e ardhshëm. Haland në Mynih është diçka që më ka tunduar prej kohësh”, tha Lotar Mateus.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk mjafton për të marrë rezultatet në fushën e lojës. Si për të mos mjaftuar kriza e thellë e rezultateve, situatën e rëndon edhe më tepër gjendja në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që raportohet në mediat në Gjermani, një rebelim duket se po ndodh brenda klubit. Janë vetë futbollistët që janë ngritur kundër trajnerit të tyre dhe anëtarëve të tjerë të stafit të tij. Arsyeja përse e kanë shpallur të padëshiruar Kristian Gros është fakti se ky i fundit ngatërron emrat e lojtarëve me ata kundërshtar, si dhe përdor një gjuhë jo të përshtatshme në komunikim.

Megjithatë drejtuesit kanë pranuar për “Sky Sport“ në Gjermani se nuk do të bëjnë ndryshime në pankinë. Një vendim disi i pritur ky, teksa në situatën në të cilën ndodhet Shalke 04 vështirë të gjendet një zëvendësues për stolin e trajnerit.

LEXO TE PLOTE