Premier Liga
VIDEO/ Evertoni shokon United, i merr pikë në “frymën e fundit” me Calvert-Lewin

Manchester United është befasuar në “frymën e fundit” nga Evertoni. Djajtë e Kuq nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3, teksa emocionet do të ishin të mëdha në këtë duel spektakolar. Edinson Cavani zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t pas një asisti të Rashford, ndërkohë që Bruno Fernandes do të dyfishonte ën fundin e pjesës së parë.
Fillimi i pjesës së dytë do të ishte një makth i vërtet për United që do të pësonte dy gola për 3 minuta. Doucoure dhe James Rodriguez dërguan topin në rrjetë. Gjithsesi United do të rikthehej sërish në avantazh me Mctominay në minutën e 70-të.
Kur u duk se fitorja ishte e arritur, në aksionin e fundit, Calvert-Lewin me një lëvizje të bukur në zonë arrin që të besojë De Gea-n. Pas këtij barazimi diferenca me City-in e vendit të parë shkon në 2 pikë, por ekipi i Guardiolës ka dhe dy sfida për të rikuperuar.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Fitorja e 20 radhazi vjen nga dy mbrojtësit, Siti i Guardiolës nuk njeh rivalë
Mançester Siti nuk di të ndalet dhe në ditën e sotme ka marrë fitoren e 20 radhazi. Një record ky i qytetarëve që vazhdon të...

VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit
Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe...