Connect with Us

Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Shëndeti

Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Publikuar

-

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese.

Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19. Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës.

Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive. Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze.

“Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugpor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët.

Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

“Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennifer Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Shndërrimi i COVID-19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo.

Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.”

Një virus që ndryshon formë

Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar. Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza. Vaksinat dhe ilaçet e antitrupave synojnë të godasin proteinën që e bën këtë të mundur. Edhe imunuteti i trupit bën të njëjtën gjë. Ndryshimet në formën e proteinave mund t’i bëjnë të gjitha këto mbrojtje më pak efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut duket të jetë veçanërisht problematik. Në një eksperiment në epruvetë, studiuesit studiuan antitrupa nga njerëzit që më parë e kishin marrë veten nga një infeksion me variantin origjinal të koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat e këtyre pacientëve ishin midis 11 dhe 33 herë më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Kjo mund të nënkuptojë se varianti i Afrikës së Jugut mund të ri-infektojë njerëzit që kanë pasur një herë COVID-19, megjithëse kjo nuk është provuar ende. Kjo do ta bënte më të vështirë arritjen në pikën ku mjaft njerëz të kenë mbrojtje nga virusi për të ngadalësuar përhapjen e tij, një gjendje e njohur si imuniteti i turmës.

Megjithatë vaksinat funksionojnë.

Si Pfizer-BioNTech ashtu edhe Moderna zbuluan se në një epruvetë, vaksinat e tyre ishin pak më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut sesa ndaj virusit origjinal. Megjithatë ato janë mjaftueshëm të forta për të mbrojtur pacientin.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid një mësues në Maliq/ Karantinohen dy të tjerë

“Është shqetësuese, [por] nuk mendoj se do të zhduket efikasiteti”, tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave të Universitetit Johns Hopkins, William Moss.

Edhe nëse vaksinat janë më pak efektive ndaj parandalimit të infeksionit, gjasat janë që ato e dobësojnë atë duke e kthyer në një sëmundje më të lehtë.

Kjo është ajo që ndodh me vaksinat e gripit, vuri në dukje Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Francis Collins gjatë një telefonate me gazetarët. Vaksinat janë vetëm 60% efektive në një vit të mirë, por njerëzit që e marrin atë kanë prirjen të kenë raste më të lehta.

“Edhe nëse prekesh nga sëmundja, është gjë e mirë ta bësh vaksinën,” tha ai.

Një paralajmërim

Megjithëse shkencëtarët shprehin një optimizëm të përmbajtur se vaksinat ekzistuese funksionojnë, variantet janë një paralajmërim, thonë ata.

“Sa më gjatë që lejohet të qarkullojë ky virus, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin mutacione,” tha zonja Nuzzo.

Mutacione të tjera mund të dobësojnë më tej vaksinat.

“Duhet të ulim numrin e njerëzve që kanë virusin.”

Përshpejtimi i vaksinimit do të ndihmojë. Por masat që kanë qenë në fuqi 10 muajt e fundit janë ende të rëndësishme, tha ajo, “Mbani maskë. Shmangni grumbullimet e mëdha në ambjente të brendshme. Praktikoni distancimin fizik. Lani duart”.

Ndërkohë, prodhuesit e vaksinave po punojnë për modifikimin e produkteve të tyre për t’u përshtatur me variantet e reja. Përparimet në teknologjinë e vaksinave e kanë bërë këtë më të lehtë se kurrë.

Pyetja tjetër është se si rregullatorët të garantojnë që modifikimet të jenë të sigurta dhe efektive. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se po harton udhëzime për prodhuesit se cilat të dhëna të mbledhin dhe si ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi.

“Agjencia jonë ka përvojë me evoluimin e sëmundjeve infektive”, tha në një deklaratë të enjten Komisionerja e FDA-së Janet Woodcock.

Ajo vuri në dukje se FDA-ja ka procedura për të përshtatur vaksinat e gripit çdo vit. Megjithatë ajo shtoi se ndryshimet nuk janë ende të nevojshme.

“Që të jemi të qartë”, tha zonja Woodcock, “informacioni i disponueshëm sugjeron që vaksinat e autorizuara janë efektive në mbrojtjen e publikut amerikan kundër varianteve të COVID-19 që qarkullojnë aktualisht”.

Vaksinë e përvitshme për COVID-in?

Ashtu siç ndryshon virusi i gripit dhe vaksinat e gripit duhet të ndryshojnë çdo vit, variantet e koronavirusit të bëjnë të mendosh se COVID-19 ka të ngjarë të ketë të njëjtat karakteristika.

Pra, ky raund vaksinimi ndoshta nuk nënkupton fundin e koronavirusit.

“Ekziston supozimi i rremë se sapo të vaksinoheni, virusi i COVID-it do të zhduket”, thotë profesori i sëmundjeve infektive të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner. “Nuk është e vërtetë. Virusi i COVID-it do të qëndrojë. Do të na duhet të përballemi me të për vite me radhë”.

Kjo mund të nënkuptojë një vaksinë të përvitshme ndaj koronavirusit.

“Në një krah vaksina për gripin, në tjetrin për COVID-in, është një skenar shumë i mundshëm”, tha Schaffner. “Nuk jemi akoma në atë pikë, por është e mundur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë zhvilluar deri me tani.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se nga nisja fushates janë kryer 650 mijë vaksinime ndërsa  procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.

LEXO EDHE:  Infektohen me Covid 4 punonjës dhe 3 fëmijë/ Izolohet Qendra e Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuar në Vlorë

LEXO EDHE:  Trajtimi i Covid/ Mjekët bëjnë thirrjen e fortë: Stop antibiotikëve dhe kortizonikëve

Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ka ardhur koha që disa masa kufizuese kundër Covid-19 të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Epidemiologu në një intervistë për Bw, thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Ai shprehet se imunizimi i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim./CNA.al

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Shqipëri/ Erion Dasho flet për CNA.al pse masat parandaluese nuk kanë dhënë asnjë efekt

LEXO EDHE:  Dyshimet për efekte anësore/ Manastirliu zbulon se çfarë do të ndodhë me mësuesit që refuzuan AstraZeneca

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,964 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid një mësues në Maliq/ Karantinohen dy të tjerë

Statistika (14 Maj 2021)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39

LEXO TE PLOTE