LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Njerëzit kanë më shumë dhjamë në trupin e tyre sesa elefantët

6 Shkurt 2021, 09:15, Blog CNA
Studimi/ Njerëzit kanë më shumë dhjamë në trupin e

?I shëndoshë si një elefant?, nuk është vetëm një epitet fyes. Por ai është gjithashtu i pasaktë nga ana shkencore.

Trupi i njeriut ka mesatarisht një sasi përgjithësisht më të lartë të masës dhjamore sesa elefantët. Kjo u deklarua nga një studim i botuar së fundmi në ?Journal of Experimental Biology?, që kreu një matje më të saktë të indit dhjamor të elefantëve të mbajtur në kopshtet zoologjike.

Qëllimi i ruajtjes

Studimi nuk u krye për ambicie thjesht estetike. Por më tepër shërbeu për të vlerësuar kushtet shëndetësore të elefantëve që jetojnë në kontakt me njerëzit. Për disa shkencëtarë, këto kafshë rrezikojnë të mbi-ushqehen, të lëvizin shumë pak dhe të kenë pasoja shëndetësore si probleme me zemrën dhe kyçet, diabet ose vështirësi në riprodhim. Këto kushte mund të ndikojnë negativisht edhe në të ardhmen e specieve më të rrezikuara. Grupi i punës që përfshinte shkencëtarë nga Instituti i Biologjisë së Konservimit Smithsonian (SHBA), u përpoq të përcaktonte me saktësi për herë të parë përbërësin yndyror të trupit
të elefantit. Në të kaluarën, vlerësimet e përqindjes së indit dhjamor tek këta gjitarë bazoheshin kryesisht në vlerësime vizuale. Shkencëtarët përdorën një bukë të lagur me ujë të rëndë (pra të pasuruar me përqindje të larta të një izotopi të hidrogjenit, deuteriumit ), që u dha atyre mundësinë të masnin sasinë totale të ujit në trupat e kafshëve. Duke e ndarë këtë vlerë nga masa trupore, është e mundur të llogaritet përqindja e yndyrës.

Hapa-matësi

Buka iu dha 44 elefantëve aziatikë të kopshteve zoologjike të Amerikës së Veriut, të cilët u monitoruan për shëndetin e tyre metabolik. Shkencëtarët vlerësuan nivelet e glukozës, insulinës dhe disa hormoneve të rëndësishme për shëndetin riprodhues. Ndërkohë,ata gjithashtu vendosën akseleometra në këmbët e kafshëve për të numëruar hapat e tyre. Rezultatet treguan se për fat të mirë, disa nga shqetësimet shëndetësore të elefantëve në këto kopshte ishin të gabuara. Mesatarisht, dhjami i elefantëve në trup është ndërmjet 2-25 për qind (tek njerëzit e shëndetshëm është midis 6-31 për qind).

Elefantët meshkuj ishin përgjithësisht pak më të dobët, me një masë dhjamore prej 8.5 për qind, krahasuar me 10 për qind për femrat. Sa për të bërë një krahasim, përqindja mesatare e yndyrës në SHBA është 28 për qind tek burrat dhe 40 për qind tek gratë. Elefantët femra me probleme të infertilitetit, ishin përgjithësisht nën peshë, një gjendje që ashtu si me gratë, mund të ndikojë në ciklin e tyre menstrual.

Rreziku i diabetit

Sa i përket aktivitetit fizik, elefantët e mbyllur në kopshte zoologjike ecin po aq shumë sa bashkëmoshatarët e tyre në botën e egër, me një ritëm 0.03 deri në 2.8 km në orë, edhe pse në ambiente më pak komode për ta.
Sasia e dhjamit trupor tek elefantë është e ndërlidhur me nivelet e insulinës:dhjami i tepërt mund të nxisë tek këto kafshë çrregullime metabolike, me një gjendje të ngjashme me diabetin. Mbetet të përcaktohet se çfarë nënkuptohet me yndyrë të tepërt në rastin e elefantëve./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga