Connect with Us

Programi për rininë/ Këlliçi qartëson studentët që i mungojnë të ardhurat financiare

Politikë

Programi për rininë/ Këlliçi qartëson studentët që i mungojnë të ardhurat financiare

Publikuar

-

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është një nga bashkëhartuesit e Programit të PD për rininë.

Në pak sekonda ai ka treguar se si do të eliminohet plaga më e madh e familjeve dhe e të rinjve shqiptarë: pamundësia për të ndjekur studimet e larta nga mungesa e të ardhurave financiare.

SHPJEGIMI I BELIND KËLLIÇIT:

Jona: Përshëndetje Belind!

Belind Këlliçi: Përshëndetje Jona!

Jona: Shumë student sot e kanë të pa mundur të vazhdojnë shkollën për shkak të gjendjes ekonomike. Si do t’i ndihmoni këta student?

Belind Këlliçi: Ne do të japim 5 mijë bursa sociale për gjithë të rinjtë që e kanë të pamundur të paguajnë studimet për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike familjare. Si dhe do të përgjysmojmë tarifat e edukimit për gjithë studentët në vend. Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Ne do të zerojmë tarifën e edukimit për gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj. Gjithashtu do të paguajmë 10 mijë stazhe pune për 10 mijë student ekselent me plot 300 mijë lekë në muaj, për 12 muaj me radhë.

LEXO EDHE:  Studentët dhe banorët e Astirit bashkohen me diasporën/ Kërkohet largimi i Ramës

Jona: Një nga shqetësimet që kam pasur dhe unë kur kam qenë studente ishte dhe mungesa e praktikës në shkolla. Si do e zgjidhni ju këtë?

Belind Këlliçi: Duke krijuar 4 inkubatorë të reja biznesi për të nxitur idetë inovatore, punësimin dhe sipërmarrjen në vend. Skema subvencionimi për të gjithë të rinjtë që vijnë nga zona me vështirësi ekonomike për të krijuar bizneset e tyre.

Jona: Faleminderit Belind!

Belind Këlliçi: Faleminderit Jona! Dhe mos harro, më 25 Prill Shqipëria fiton rininë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE