Connect with Us

Presidenti refuzon vaksinat anti-Covid/ Qytetarët të përdorin avull dhe ilaçe bimore

Bota

Presidenti refuzon vaksinat anti-Covid/ Qytetarët të përdorin avull dhe ilaçe bimore

Publikuar

-

Tanzania ka refuazuar vaksinat anti-Covid dhe nuk ka asnjë plan për vaksinimin e popullatës, kundër virusit që ka marrë më shumë se dy milionë jetë në mbarë globin.

Shumë njerëz kanë frikë të ngrenë zërin për këtë problem pasi kanë frikë nga reagimi i autoriteteve.

Presidenti John Magufuli ka paralajmëruar, pa dhënë ndonjë provë, se vaksinat ndaj Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të tyre ka nxitur qytetarët që të përdorin avull dhe ilaçe bimore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

Publikuar

-

Nga

Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme sapo ka publikuar një deklaratë për zgjedhjet e 25 Prillit. Në deklaratë thuhet se autoritetet duhet të bëjnë ç ‘është e mundur për t’u siguruar që qytetarët kanë të mundur të ushtrojnë të drejtën themelorë për të votuar pa qenë pre e kërcënimeve apo dhunës.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ne i inkurajomë qytetarët shqiptarë të votojnë. Ne i themi autoriteteve të sigurohen që votuesit të kenë mundësinë e plotë për ta ushtruar këtë të drejtë themelore, të lirë nga kërcënimet dhe dhuna.  Ne gjithashtu presim nga secili prej kandidatëve që të sillen sipas të gjitha normave demokratike edhe ndërkohë që janë pjesë e fushatave të vazhdueshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë, janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të ardhmen demokratike dhe të begatë të qytetarëve shqiptarë,” shkruan deklarata e zyrtarit, Bob Menendez, drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projek-ligjin për njohjen e Uashington DC si shtet

Publikuar

-

Nga

Mbështetësit për njohjen e Uashington DC-së si shtet, u përballën me një moment të rëndësishëm në lëvizjen e tyre prej disa dekadash për të riformatuar hartën politike amerikane. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin që do të krijonte një shtet të 51-të, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senatorë në Kongres. Ndërsa u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve, propozimi përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve. Një copë toke e vogël, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal. Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas – për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass, i cili jetoi në Uashington nga viti 1877 deri kur vdiq në vitin 1895. Masa ka marrë mbështetje të fortë nga Presidenti Joe Biden. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të martën duke e quajtur statusin aktual të Uashingtonit "një fyerje ndaj vlerave demokratike mbi të cilat u themelua vendi ynë". Deklarata e Shtëpisë së Bardhë e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qënë shtet, me "një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë". Projekt-ligji pritet të përballet me kundërshti nga republikanët, duke qenë se shteti i 51-të i propozuar do të ishte me shumicë demokrate. Ky kundërshtim u duk qartë gjatë debateve paraditen e së enjtes përpara votimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Themeluesit e vendit, "kurrë nuk dëshironin që DC-ja të ishte një shtet dhe e formuluan në mënyrë specifike kushtetutën për ta thënë një gjë të tillë," tha përfaqësuesi republikan i Xhorxhias, Jody Hice. "Kjo është absolutisht kundër asaj që synonin themeluesit tanë dhe duhet refuzuar me forcë". Por përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Gerald Connolly vuri në dukje se shteti i Kentakit ishte dikur pjesë e Virxhinias dhe u krijua si shtet më vete me një ligj të thjeshtë të Kongresit. Përfaqësuesi Connolly argumentoi se distrikti federal ishte një koncept teorik kur u krijua për herë të parë, dhe jo një komunitet me një popullsi më të madhe se dy shtete të tjera amerikane që është tani. Një projekt-ligj i ngjashëm për shtetësinë e Uashington DC-së u miratua në vitin 2020 në Dhomën e Përfaqësuesve, por u hodh poshtë në Senatin e kontrolluar nga republikanët në atë kohë. Tani, me zgjedhjet e vitit 2020 që sollën demokratët në kontroll të të dyja dhomave dhe Shtëpisë së Bardhë, senatorët republikanë mund të përdorin një kërkesë procedure për të penguar votimin e shtetësisë. Gjatë një seance dëgjimore në mars në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, një sërë ligjvënësish republikanë thanë se që DC-ja nuk i plotëson kushtet për shtetësinë ndërsa e quajtën krejt përpjekjen një lojë cinike të pushtetit nga ana e demokratëve. Kundërshtarët propozuan një shumëllojshmëri alternativash, që nga heqja e taksave federale për Uashingtonin e deri tek "bashkimi" përsëri me shtetin e Merilendit. Argumenti se Kongresi nuk ka autoritetin për të ndryshuar statusin e DC-së është një pikë e njohur sulmi kundër propozimit - edhe pse çdo shtet tjetër përveç 13 shteteve origjinale janë pranuar në union përmes votimit të Kongresit. Kundërshtarët e shtetësisë thonë se DC-ja është një rast i veçantë që kërkon hapa të veçantë.

Mbështetësit për njohjen e Uashington DC-së si shtet, u përballën me një moment të rëndësishëm në lëvizjen e tyre prej disa dekadash për të riformatuar hartën politike amerikane.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin që do të krijonte një shtet të 51-të, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senatorë në Kongres. Ndërsa u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve, propozimi përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve.

Një copë toke e vogël, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal. Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas – për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass, i cili jetoi në Uashington nga viti 1877 deri kur vdiq në vitin 1895.

Masa ka marrë mbështetje të fortë nga Presidenti Joe Biden. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të martën duke e quajtur statusin aktual të Uashingtonit “një fyerje ndaj vlerave demokratike mbi të cilat u themelua vendi ynë”.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qënë shtet, me “një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë”.

Projekt-ligji pritet të përballet me kundërshti nga republikanët, duke qenë se shteti i 51-të i propozuar do të ishte me shumicë demokrate. Ky kundërshtim u duk qartë gjatë debateve paraditen e së enjtes përpara votimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Themeluesit e vendit, “kurrë nuk dëshironin që DC-ja të ishte një shtet dhe e formuluan në mënyrë specifike kushtetutën për ta thënë një gjë të tillë,” tha përfaqësuesi republikan i Xhorxhias, Jody Hice. “Kjo është absolutisht kundër asaj që synonin themeluesit tanë dhe duhet refuzuar me forcë”.

Por përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Gerald Connolly vuri në dukje se shteti i Kentakit ishte dikur pjesë e Virxhinias dhe u krijua si shtet më vete me një ligj të thjeshtë të Kongresit.

LEXO EDHE:  Zaevi dhe Ali Ahmeti bashkë për Presidentin e ardhshëm

LEXO EDHE:  Thaçi flet për sfidat e paszgjedhjeve dhe garancinë e marrëdhënieve me SHBA e BE

Përfaqësuesi Connolly argumentoi se distrikti federal ishte një koncept teorik kur u krijua për herë të parë, dhe jo një komunitet me një popullsi më të madhe se dy shtete të tjera amerikane që është tani.

Një projekt-ligj i ngjashëm për shtetësinë e Uashington DC-së u miratua në vitin 2020 në Dhomën e Përfaqësuesve, por u hodh poshtë në Senatin e kontrolluar nga republikanët në atë kohë. Tani, me zgjedhjet e vitit 2020 që sollën demokratët në kontroll të të dyja dhomave dhe Shtëpisë së Bardhë, senatorët republikanë mund të përdorin një kërkesë procedure për të penguar votimin e shtetësisë.

Gjatë një seance dëgjimore në mars në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, një sërë ligjvënësish republikanë thanë se që DC-ja nuk i plotëson kushtet për shtetësinë ndërsa e quajtën krejt përpjekjen një lojë cinike të pushtetit nga ana e demokratëve.

Kundërshtarët propozuan një shumëllojshmëri alternativash, që nga heqja e taksave federale për Uashingtonin e deri tek “bashkimi” përsëri me shtetin e Merilendit.

Argumenti se Kongresi nuk ka autoritetin për të ndryshuar statusin e DC-së është një pikë e njohur sulmi kundër propozimit – edhe pse çdo shtet tjetër përveç 13 shteteve origjinale janë pranuar në union përmes votimit të Kongresit.

Kundërshtarët e shtetësisë thonë se DC-ja është një rast i veçantë që kërkon hapa të veçantë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Dita e Tokës/ Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Publikuar

-

Nga

Dita e Tokës/ Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Sot është Dita e Tokës (22 prill), një ngjarje vjetore për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Këshilltari i lartë i NASA-s për klimën, Gavin Schmidt paralajmëron se ndryshimi i klimës po ndikon tani tek intensiteti i uraganëve, zjarreve dhe niveli i detit.

Këshilltari i lartë i NASA-s për klimën Gavin Schmidt thotë se pamjet e para të Tokës nga hapësira, si ato që u panë gjatë uljes në Hënë të misionit Apollo 11 në vitin 1969, ishin “transformuese”.

“Të shihje kompleksitetin e sistemit tonë dhe veçantinë e tij në kozmos, për aq sa jemi në dijeni, ka qenë shumë e rëndësishme për shumë e shumë shkencëtarë që punojnë në këtë fushë. Ajo pamje… të ndryshon perspektivën në mënyrë të mirëfilltë”, thotë zoti Schmidt.

Por kjo nuk do të thotë se njerëzit janë kujdesur për planetin e tyre gjatë dekadave në vazhdim.

Emetimet e ngrohjes globale pritet të rriten këtë vit ndërsa bota del nga pandemia e koronavirusit dhe ekonomitë fillojnë të marrin veten.

Zoti Schmidt paralajmëron se ndryshimet klimatike po ndikojnë tek intensiteti i uraganëve, zjarreve dhe niveli i detit.

“Ndërsa planeti ngrohet, po shkrin akulli, akullnajat po pakësohen, dhe i gjithë ai ujë përfundon në oqean. Shkalla e ndryshimit të nivelit të detit që kemi parë gjatë njëqind viteve të fundit po përshpejtohet për shkak të këtyre aspekteve shtesë të ndryshimit të klimës”, thotë zoti Schmidt.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/Presidenti Nishani në Top Story: Do të rikandidoj. Jeronim Bazo shkeli ligjin

LEXO EDHE:  Komisioneri Varhelyi jep lajmin e rëndësishëm/ Mekanizëm i ri për të siguruar anti-Covid për Ballkanin

Dita e parë e Tokës, ide e senatorit të ndjerë Gaylord Nelson nga shteti Uiskonsën, u shënua në vitin 1970 dhe shkaktoi një lëvizje mjedisore që çoi në krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe shumë ligjeve për të mbrojtur ujin, ajrin dhe faunën.

Këtë vit Dita e Tokës po shënohet me një samit virtual të organizuar nga Presidenti Joe Biden.

Nën administratën Biden, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në marrëveshjen e Parisit për klimën. Vendet pjesëmarrëse kanë vendosur të takohen në konferencën vjetore të OKB-së për klimën, në nëntor në Glasgow të Skocisë, për t’i dhënë shtytje objektivave ambicioze.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian po synojnë të bëhen “neutrale ndaj karbonit” deri në vitin 2050, një objektiv që shkencëtarët thonë se duhet të arrihet për të mbajtur temperaturat mesatare globale nga rritja mbi 2 gradë Celsius (3.6 F) deri në vitin 2100.

Synimi më ambicioz i marrëveshjes së Parisit për ta mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius (2.7 F) deri në fund të shekullit krahasuar me kohët para-industriale ka të ngjarë të kërkojë ulje edhe më drastike të emetimeve në të gjithë botën./voa

LEXO TE PLOTE