LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga padia e kreut të Burgjeve, tek pasuria/ Bëmat e gjyqtarit që është përballur me drejtësinë

6 Shkurt 2021, 13:20, Vetingu CNA
Nga padia e kreut të Burgjeve, tek pasuria/ Bëmat e gjyqtarit që

Gjyqtari Taulant Tafa është bërë objekt në media, pas dhënies së vendimit për uljen e dënimit me 720 ditë të një të dënuari me burgim të përjetshëm të IEVP Peqin.

Vendimi është dhënë në fillim të vitit 2020 dhe bëhet fjalë për Arben Grorin, i cili është dënuar për dy vepra penale. Për vendimin e gjyqtarit Tafaj është ankuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili. Sipas këtij të fundit, Tafaj ishte në shkelje të rëndë të ligjit dhe ndaj tij kërkon masë disiplinore.

Drejtoria e Burgjeve argumenton se vendimi i gjykatës është në shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë ?nul?, pasi nuk ka si të llogaritet ulja e dënimit për një person me burgim të përjetshëm.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë ankesë në KLGJ, ndërkohë në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka filluar hetimet për gjyqtarin Taulant Tafa.

Gjyqtari Tafa rezulton që më herët të ketë pasur vetë probleme me drejtësisë.

Në formularin e vetdeklarimit, ai shkruan se ka marrë masë shtrënguese të sigurisë, ?arrest në shtëpi? që nuk është në fuqi por e revokuar. Nuk sqaron se për çfarë vepre penale i është dhënë kjo masë.

Në vitin 2007 ai deklaron se është akuzuar për veprën penale të aksidentit automobilistik, neni 290, ngjarje kjo e ndodhur në Durrës. Sipas tij ai ka marrë pafajësi me anë të vendimit numër 244, data 07.06.2007 dhe me anë të vendimit të Gjykatës së Apelit, numër 634 , datë 15.10.2007.

Gjithashtu më herët mediat kanë raportuar se në një rast Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të rrëzojë procedimin disiplinor të gjyqtarit Taulant Tafa, pasi kishte kaluar afati për shqyrtimin e tij.

Pas shumë bëmave të gjyqtarit Taulant Tafa, në lidhje me drejtësisë, zhvendosemi tek pasuria e tij.

Të ardhurat e tij burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes mësuese.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Taulant Tafa në vite.
Viti 2003
Banesë private me vlerë 3.3 milion lekë, ku zotëron 1/3.
Makinë, Volsvagen me vlerë 0,3 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 720 000 lekë.
Pensioni i babait, 84 000 lekë.
Të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë private, loto sporti në një local të marrë me qira, 51 000 lekë.

Viti 2004
Bodrum me sip 194 m2, me vlerë 14 000 000 lekë.
Kredi 2 000 0000 lekë. Pa shlyer 1 850 000 lekë.
Kontratë huadhënie në shumën 6 000 000 lekë pa interes.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 65 400 lekë.
Pensioni i babait, 8 000 lekë dhe 100 000 lekë në muaj nga prona private.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 386 806 lekë.
Kredi 2 000 0000 lekë. Pa shlyer 1 783 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga dhënia me qira e një prone (nuk kuptohet se çfarë), 100 000 lekë.
Pensioni i babait, 9 000 lekë në muaj.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, (nuk kuptohet çfarë ka shkruar).
Kredi 2 000 0000 lekë. Pa shlyer 900 000 lekë.

Viti 2008
Shitur bodrumi 194 m2 me vlerë 200 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga shitja e bodrumit, 100 000 euro.
Pensioni i nënës, 9 000 lekë në muaj.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 360 000 lekë.
Kredi 2 000 0000 lekë. Pa shlyer 340 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1304 430 lekë.
Pensioni i nënës, 126 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 432 000 lekë.
Kredi 2 000 0000 lekë. Mbyllur.
Kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 680 000 lekë.

Viti 2011
Banesë dy katëshe me sip 101 m2, ndodhur ne truallin me sip 200 m2, në Elbasan.
Depozitë bankare e bashkëshortes 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 200 300 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 480 000 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 130 000 lekë.

Viti 2012
Depozitë bankare e bashkëshortes 860 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 056 960 lekë.
Pensioni i nënës, 162 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 480 000 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Mbyllur.

Viti 2013
Depozitë bankare e bashkëshortes 1 360 000 lekë.
Blerë makinë Audi A4 me vlerë 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 122 692 lekë.
Pensioni i nënës, 13 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 42 678 lekë.

Viti 2014
Depozita e pagës së pagës e subjektit deklarues, 40 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes 1 785 000 lekë.
Bashkëshortja ka përfituar trashëgimi nga babai 1/3 e një ap 48.36 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 345 958 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 554 000 lekë.

Viti 2015
Depozita e pagës së pagës e subjektit deklarues, 54 710 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes 2 340 000 lekë.
Kursime në shtëpi, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 353 600 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 554 000 lekë.

Viti 2016
Depozita e pagës së pagës e subjektit deklarues, 2 848 lekë.
1/9 e banesës me sip 120 m2, që subjekti deklarues e ka përfituar nga trashëgimia.
Depozitë bankare e bashkëshortes 2 950 904 lekë.
Kursime në shtëpi, 220 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 360 841 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit (nuk e deklaron shifrën).
Pensioni i nënës, 163 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 620 000 lekë.

Viti 2017
Depozita e pagës së pagës e subjektit deklarues, 1 800 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes 1 877 070 lekë.
Kursime në shtëpi, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 325 970 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit, 66 000 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 620 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 113 400 lekë.
Pensioni i nënës, 148 800 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 460 800 lekë.
Hua 500 000 lekë. Pa shlyer 200 000 lekë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga