LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si koronavirusi mund të bëhet endemik si një grip i zakonshëm

6 Shkurt 2021, 08:28, Blog CNA
Ja si koronavirusi mund të bëhet endemik si një grip i

Nga Grace C.Roberts ?The Conversation?

Viruset endemike quhen ato që kanë nj prani të vazhdueshme brenda një zone gjeografike. Viruse të tillë ka shumë rreth nesh, megjithëse ato ndryshojnë nga vendndodhja. Shembuj më tipikë në Evropë dhe Amerikën e Veriut përfshijnë rinovirusin (që shkakton të ftohurën zakonshme) dhe virusin e gripit, ndërsa viruset dengue dhe chikungunya janë endemike në shumë vende aziatike.

Sëmundjet endemike janë shpesh me simptoma më të lehta, por është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Për shembull, gripi vlerësohet të shkakton deri në 810.000 shtrime në spital dhe 61.000 vdekje çdo vit vetëm në SHBA. Tani ekzistojnë 4 koronavirusë endemikë, të cilët tek shumica e njerëzve shkaktojnë thjesht një ftohje. Nëse SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, do t?u bashkohet atyre, kjo do të varet nga 2 faktorë kryesorë që diktojnë mënyrën sesi një virus sillet në një popullatë: biologjia e virusit dhe imuniteti i popullatës pritëse.

Viruset shumohen vërtet shpejt. Pasi hyjnë në qelizën e bartësit, shumë prej tyre prodhojnë brenda disa orësh grimca të reja të virusit. Për shkak të shpejtësisë së këtij procesi, ndodhin shpesh gabime në kopjimin e materialit të tyre gjenetik, gjë që sjell mutacionet. Shumë prej këtyre mutacioneve do të prodhojnë viruse jo të qëndrueshme, të paafta për të infektuar apo shumuar. Por një numër i vogël i këtyre mutacioneve, mund të sjellë një ndryshim të dobishëm. Për shembull, ata mund t?i japin mundësi virusit të futet më shpejt
qelizat pritëse apo të kapërcejë në një bartës të ri të ndryshëm.

Është e rëndësishme të mos harrohet që këto mutacione janë ngjarje të rastësishme. Viruset nuk mund të vendosin në mënyrë aktive të pësojnë mutacione, apo të marrin vendime të ndërgjegjshme se ku ndodhin mutacionet. Sapo lind një mutacion i favorshëm, viruset mund të konkurrojnë shpejt me versionet e tjera të virusit, për t?u bërë forma dominuese në popullatë. Kjo është ajo që mendojmë se po shohim aktualisht me variantin britanik të Covid-19, modelimi kompjuterik i të cilit, sugjeron se ka një aftësi të shtuar për t?u lidhur me qelizat pritëse. Ne mund t?i gjurmojmë mutacionet që në shpërthimet virusale aktuale, pasi shkencëtarët në të gjithë botën regjistrojnë rregullisht dhe e analizojnë materialin gjenetik të popullatave të virusit, përmes një procesi të quajtur renditja gjenomike .

Gjithsesi, të kthehesh pas për të përcaktuar se si ndryshuan viruset endemike të sotme për të marrë formën e tyre aktuale gjenetike, është gati e pamundur. Pasi kjo kërkon kërkimin e gjenomeve të viruseve që nuk janë më në qarkullim. Disa viruse historike janë sekuencuar në të kaluarën, por është diçka e rrallë të gjesh mostra të ruajtura mjaft mirë për ta bërë këtë. Përveç kësaj, kjo na jep më shumë një pamje të virusit në një kohë të caktuar, sesa një vështrim të hollësishëm pas në kohë.

Nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që patogjenët pësojnë mutacione për ta humbur virulencën me kalimin e kohës. Dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë udhërrëfyes të caktuar, që tregon se mutacionet e lejojnë një virus të bëhet endemik. Gjithsesi, ne e dimë që SARS-CoV-2 po ndryshon.
Ka të ngjarë, edhe pse nuk është e sigurt, që ai mund të pëesojë mutacione, të cilat e ndihmojnë atë të mbijetojë në popullatat njerëzore për një kohë të gjatë. Kjo është veçanërisht e vërtetë tani teksa sistemet tona imune janë duke u trajnuar më mirë kundër SARS-CoV-2, për shkak të ekspozimit ndaj virusit dhe vaksinimit ndaj tij.

Sistemet tona imune kanë evoluar për mijëvjeçarë për të shmangur infeksionet, dhe tani janë në një garë evolucionare me SARS-CoV-2. Në veçanti, sistemi ynë imunitar ?adaptues?, evoluon sa herë që ne hasim mikrobe të reja (apo kemi një vaksinë në dispozicion) për të prodhuar antitrupa specifikë dhe efektivë.
Pandemitë dhe shpërthimet sporadike, ndodhin më shpesh në popullata ku njerëzit nuk kanë mbrojtje ekzistuese ndaj një sëmundjeje të re, shpesh duke rezultuar në forma të rënda sëmundjes dhe një përhapje të shpejtë.

Por në shumicën e sëmundjeve endemike, për shkak se mikrobet që i shkaktojnë ato qarkullojnë rregullisht, popullata në tërësi tenton që të ketë një imunitet ekzistues. Kjo mund të parandalojë një pjesë të simptomave, ose të shkaktojë sëmundje më të lehta, pasi sistemi imunitar E kufizon dëmin e shkaktuar nga një virus. Me Covid-19, fëmijët duket se kanë një sëmundje më të lehtë, ndërsa forma më e rëndë ka tendencën të shfaqet tek njerëzit mbi 60 vjeç. Duke pasur parasysh këtë gjë, nëse shumë njerëz zhvillojnë imunitet që në fillim të jetës (qoftë përmes infeksionit apo vaksinimit), me kalimin e kohës mund të ndryshojë ekuilibri ndaj SARS-CoV-2, pra duke qenë një sëmundje e lehtë, dhe kjo gjithnjë nëse supozojmë se të rinjtë do të ruajnë një farë niveli imunitar gjatë gjithë jetës.

Siç kanë sugjeruar studiuesit, duke përdorur modelimin nga të dhënat imunologjike të 4 koronavirusët ekzistues endemikë, mund të jetë e mundur të arrijmë në një pikë ku të gjithë të ekspozohen për herë të parë ndaj virusit në fëmijëri, duke bërë që infeksionet e Covid-19 në jetën e mëvonshme të jenë jo më të rënda sesa e ftohura e zakonshme.

Gjithsesi është e rëndësishme të theksohet, se kjo është ende shumë hipotetike. Po ashtu infektimi i qëllimshëm i njerëzve (apo inkurajimi aktiv i infeksioneve) do të ishte një qasje e gabuar, Ne nuk duhet t?i nxisim të rinjtë që të preken nga virusi.
Ne nuk i dimë efektet afatgjata të Covid-19, apo sesa zgjat imuniteti ndaj SARS-CoV-2.
Nuk ka asnjë garanci se sëmundja do të bëhet më pak e rëndë, nëse do të bëhej endemike. Mënyra më etike, praktike dhe e sigurt për të zvogëluar kërcënimin e SARS-CoV-2 është të vaksinoni sa më shumë segmente të popullatës, përfshirë fëmijët./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/coronavirus-might-become-endemic-heres-how-153572

Lajmet e fundit nga