Connect with Us

E zbulon Arteta: Granit Xhaka kishte frikë nga tifozët kur…

Premier Liga

E zbulon Arteta: Granit Xhaka kishte frikë nga tifozët kur…

Publikuar

-

Granit Xhaka u tremb nga një tjetër valë sulmi të tifozëve të Arsenalit pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Bërnlejn në dhjetor. Ish-kapiteni, pas një incidenti të tillë të ngjashëm, humbi shiritin e kapitenit në vitin 2019

Ai u vërshëllye nga tifozët gjatë zëvendësimit në derbin me Palasin dhe përpara sfidës së sotme me Aston Vilën, trajneri Mikel Arteta tha: “Ai ka pasur dy episode të rëndësishme. Ti mund të kalosh njërin prej tyre, por mendoj se hera e dytë është shokuese dhe ai tha: ‘Nuk dua ta përjetoj për herë të dytë’. Por, ne prandaj jemi këtu, për të mbështetur lojtarët tanë. Klubi ishte fantastik, duke i dhënë të gjithë mbështetjen.

Ne përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë, shokët e skuadrës gjithashtu dhe ai ia doli ta linte pas atë incident. Tani ai po lavdërohet shumë për mënyrën se si po luan dhe kjo, falë karakterit të tij. Kjo tregon se sa shumë ai dëshiron që të jetë i suksesshëm në klub”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Premier Liga

Ndizet gara në Premier League, fitojnë Evertoni dhe Tottenhami

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës.

Totenhemi i Zhoze Murinjos dhe Evertoni i Ançelotit, triumfuan minimalisht në transfertë, respektivisht kundër Fulhemit dhe Uest Bromuiçit.

Skuadra londineze iu fal autogolit të shkaktuar nga Adarbaiojo në minutën e 19-të, ndërkohë që për Evertonin golin e fitores e shënoi Riçarlison.

Për sa i përket klasifikimit, tani “Spurs”-at janë 4 pikë larg zonës Champions, që mbahet nga Evertoni.

Duket se këto 2 skuadra do të luftojnë deri në fund të kampionatit për një biletë në Champions.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ja ku do luhet ndeshja e kthimit mes Leipzig dhe Liverpoolit

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e parë mes Lajpcig dhe Liverpul në Ligën e Kampionëve e përfunduar me rezultatin 0-2, u luajt në stadiumin Pushkash Arena të Hungarisë për shkak se anglezët nuk lejoheshin të futeshin në Gjermani si pasojë e COVID-19.

Mirëpo edhe ndeshja e kthimit është zyrtarizuar të luhet në fushë neutrale dhe sfida do të mbetet në Hungari.

Kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritet britanike të cilët kërkojnë që secili që futet në Angli të karantinohet për 10 ditë.

Diçka që pengon aktivitetin normal të botës së futbollit, e në këtë formë, UEFA i ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Kështu, stadiumin Pushkash Arena secila nga skuadrat do ta përdorin nga njëherë si shtëpinë e tyre dhe tashmë pas Lajpcig, i takon Liverpulit ta bëjë këtë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Myrto Uzunin e duan në dy nga kampionatet më të forta në botë

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Ferancvaroshin në Hungari, ku ai u transferua në merkaton e verës. Sulmuesi i Shqipërisë, përveç se në kampionatin hungarez, tregoi paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënonte edhe një gol, pikërisht ndaj Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij Kristiano Ronaldon.

Duke parë formën e mirë që po kalon, në gjurmët e beratasit janë vënë skuadra nga kampionatet e mëdha europiane. Vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode, në një prononcim të dhënë për “Insporti”, është shprehur se interes për lojtarin kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angleze.

“Klube nga Premier Liga angleze dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvarosh”, tha Bode.

LEXO TE PLOTE