LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E viziton Përmetin vëtëm për relaksin e ujërave termalë”/ Deputetia ia numëron një më një Ramës

6 Shkurt 2021, 20:08, Politikë CNA
“E viziton Përmetin vëtëm për relaksin e ujërave

Deputetia e opozitës, Fatjona Dhimitri ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në Përmet.

Në një reagim të gjatë, Dhimitri shkruan se për 8 vite Përmetit i është zënë fryma, ndërsa shton se kryeministri e viziton këtë qytet vetëm për t?u relaksuar në ujërat termale.

?Përmetin e ka kurorëzuar  nëna natyrë duke i falur bukuritë përrallore, zoti Kryeministër në ikje, nuk ka nevojë për princ me kurorë të shkatërrojë atë që Zoti i fali!

Nuk mund të mbivendosni në peizazhin përmetar zhgarrivitjet që ju thurni natën me Nusretet e Ndranghetat!

Me mbrapshtinë e pushtetit tuaj për 8 vite i zutë frymën Përmetit në investime dhe shkoni tani të hapni shishen e shampanjës me propagandën e turpit.

Çfare kujtoni ju zoti Kryeministër se Përmetaret mikpritës do t?i falin Përmetin hajdutëve të pronave të Shqiperisë, përfituesëve të bonusit të 20%?

Ju e vizitoni Përmetin veç  për relaksin e ujërave termalë e ndoshta,  mëkëmbësit tuaj ose deputetët e Përmetit të dalë boje, nuk ju kanë informuar që Rilindja po numëron ditët e fundit në Përmet!

Kryetarja që ju emëruat në krye te bashkisë i mbushi zyrat me stanin e vet.

Përmeti sot rënkon nga papunësia, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore,  ekonomia e rrënuar, shëndetësia e kolapsuar?

Ju ka rastisur ndonjëherë Z.Kryeministër në ikje të vizitoni spitalin e Përmetit?

I keni hedhur një sy pavioneve, mungesave në barna e pajisje mjekësore, mungesave në aparatura, personelit mjekësor të pamjaftueshëm për t?ju përgjigjur nevojave të qytetarëve?

Sigurisht, për naltmadhninë tuaj vlen më tepër një tender për të dezifenktuar tualetet e  kuvendit ku shkarkohen  bajlozët e Rilindjes sesa përmirësimi i kushteve spitalore në Përmet.

Cili është plani juaj për rininë e Permetit që endet rrugëve i papunë, apo masterplani i Princit pa kurorë për të ndërtuar ferma e vila, e ne do të punojmë argatë tek ai?

Ju keni monopolin ta quani Shqipërinë çiflig Z.Kryeministër, ndërsa ne përmetarëve na dhimbset  toka jonë!

Përmeti është i përmetarëve! Po i vjen fundi kohës së zullumqarëve!?, shprehet deputetja e opozitës së re.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga