LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Tre autorët dhunojnë të miturin dhe 47-vjeçaren

5 Shkurt 2021, 20:18, Kronika CNA
Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Tre autorët dhunojnë

Një tentativë vjedheje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës  20:00, në fshatin Karpen të Kavajës.

Dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Blutë bëjnë me dije se autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga