Connect with Us

Studimi i Akademisë së Shkencave mbi pandeminë/ Gjinushi tregon kur do ketë dritë në fund të tunelit

Sociale

Studimi i Akademisë së Shkencave mbi pandeminë/ Gjinushi tregon kur do ketë dritë në fund të tunelit

Publikuar

-

Studimi i Akademisë së Shkencave mbi pandeminë/ Gjinushi tregon kur do ketë dritë në fund të tunelit

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka bërë një përmbledhje të studimeve që janë kryer në Akademi sa i takon pandemisë që është shkaktuar nga Covid.

Nga studio e “Top Talk”, Gjinushi u shpreh se gjysma e situattës së vështirë ka kaluar, duke theksuar se në muajin mars është parashikuar normalizimi i situatës.

Kreu i Akademisë gjithashtu theksoi se në sttudimet që janë kryer ka pasur bashkëpunim me Komisionin e Ekonomisë, ku shtoi se javën që vjen do të ketët edhe një konferencë të përbashkët me Kuvendin për pasojat ekonomike që ka lënë pandemia.

“Kemi bashkëpunuar me Komisionin e Ekonomisë, është bërë studimi me Anastas Angjelin. Javën që vjen ka një konferencë të përbashkët me Kuvendin, dhe kryesorja është ekonomia absolutisht.

LEXO EDHE:  Tenderat sekret në kohë pandemie në Shqipëri/ Rreziku që paralajmëron GRECO

Nga studiuesit tanë, fazën e parë e kanë parashikuar 1 me 1, dhe faza e dytë nuk ka sjellë pasoja kaq katastrofike sa në fillim. E kemi kaluar gjysmën e tunelit, po shohim dritë. Nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”, tha Gjinushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si do të vijojnë temperaturat për ditën e sotme?

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas Meteoalb,  mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-fakt/ Lana 2021

Publikuar

-

Nga

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë “shoqëri” gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

LEXO EDHE:  Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

LEXO EDHE:  Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE