Connect with Us

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson se Neriman është e afërmja e saj

Life Style

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson se Neriman është e afërmja e saj

Publikuar

-

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson se Neriman është e afërmja e saj

Selen dyshon se Songyl është shtatzënë dhe e kërcënon se Gynej do ta lërë. Songyl bëhet gati t’i tregojë Gynejit lajmin e ëmbël dhe i përgatit një darkë në shtëpi. Ajo i dhuron Gynejit një palë këpucë fëmijësh dhe i tregon se është shtatzënë.

Gynej i lumturuar përqafon Songylin dhe nuk mund ta besojë që do të bëhet baba. Ai fillon të kujdeset më shumë për Songylin. Nazan ankohet në ministri për Nerimanin pasi ka falsifikuar dokumentet. Ajo zbulon para të gjithëve se Kader e ka Nerimanin tezen e nënës së saj.

Kader mbetet e shokuar kur mëson këtë të vërtetë. Ajo ia nxjerr të gjithë inatin Nerimanit duke i thënë se nuk ka zemër./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

Java e modës në Milano/ Pak nga koleksioni i Giorgio Armanit

Publikuar

-

Nga

Java e modës në Milano/ Pak nga koleksioni i Giorgio Armanit

Giorgio Armani është magjepsur nga psikologjia e veshjes. Ai gjithmonë ka hetuar nuancat dhe pasazhet, me shumë natyrshmëri.

Gruaja e butë dhe romantike. Koleksioni kushtuar grave gjithmonë ruan shijen për linearitet dhe ashpërsi të butë, e cila rrit feminitetin.

Për ditët e ardhshme, ajo është e pasuruar me prekje të butë dhe romantike: goditje me ngjyrat me ngjyra të ujit, jeshile me reflektime bruz, vjollcë të zbehtë dhe rozë të butë.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl kërkon ndihmën e Nazanit, Gynej fal Songylin

LEXO EDHE:  Nazan është gjallë/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë nesër në serialin “Lule të vetmuara”

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Publikuar

-

Nga

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Ish konkurrentja e Përputhen Ana Lleshi ka zbuluar shumë pak detaje nga jeta e saj. Ajo është përfolur shumë në media dhe është shprehur se ka kaluar një fëmijëri shumë  vështirë dhe për këtë ka treguar sot në rubrikën “Në trotuar”.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat.

Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia. Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, shprehet ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

“Bëri gati arkivolin tim”/ Vajza rrëfen historinë tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Bëri gati arkivolin tim”/ Vajza rrëfen historinë tronditëse

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Ketjana ka rrëfyer historinë e saj tronditëse.

7 vite më parë ajo ka bërë një aksident dhe doktori nuk i ka dhënë shpresë për të jetuar. Pas 3 muajsh qëndrimi në koma, babi i saj me fjalën e doktorit që ajo nuk do të kthehet më, kishte përgatitur shtëpinë, madje edhe arkivolin.

Teksa kthehej në spital, babai ka marrë lajmin se Ketjana është zgjuar dhe e ka thirrur babain  e saj.

Imazhi i parë që kam parë ka qenë mami im. Familja ime ndërkohë që kam kaluar 3 muaj  në koma e kanë gdhirë në spital së bashku me shumë njerëz të mitë të afërt.

Pasi u zgjova nga koma mea vion privat me dërguan në Milano. Nuk lëvizja dot këmbën dhe dorën e djathtë.

Prindërit e mi kanë marrë kredi që unë jam sot këtu. Unë eci me kokën ulur në Krujë pasi çdo qytetar në Krujë ka kontribuuar në shëndetin tim. Mami im punon në Itali, ruan dy të moshuar për të larë borxhet e mia.

Kam ardhur këtu ti përulem ti puth duart gjësë më të shtrenjtë që vuajtur ka sakrifikuar për mua, babit tim”, ka treguar Ketjana./ CNA.al

LEXO TE PLOTE