LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shifrat e largimit janë të tmerrshme”/Këlliçi tregon synimet e programit të PD për rininë

5 Shkurt 2021, 13:49, Politikë CNA
“Shifrat e largimit janë të tmerrshme”/Këlliçi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në zonën e Kombinatit, në Tiranë, Belind Këlliçi, foli për programin e PD për rininë.

Këlliçi theksoi se statistikat e largimit nga vendi të moshave të reja janë alarmante, ndaj duhet bërë gjithçka për të frenuar këtë fenomen. Sipas këllicit, programi i PD, synon të rikthejë shpresën dhe të mbajë rininë këtu.

Mes të tjerash ai tha se premtimi i pare i PD është anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

?Ne synojmë të rikthejmë shpresën dhe të mbajmë rininë këtu. Në gjendjen aktuale shifrat janë alarmante të atyre që i janë drejtuar emigracionit dhe që duan të ikin nga Shqipëria. Statistikat janë të tmerrshme, ku 74% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Ndërsa 94% e atyre që kanë ikur nuk duan të kthehen më në Shqipëri, dhe kjo është një e dhënë e tmerrshme, e frikshme. Grupmosha 22-29vjeç, që kanë mbaruar një master, sot e gjejnë veten të papunë. Tarifat janë shumë të larta, nuk ke mundësi të shkollohesh, të edukohesh, të punësohesh, e vetmja mënyrë është largimi. Për të frenuar këtë fenomen, ne kemi programin tonë, që është ambicioz, por krejtësisht i realizueshëm. Premtimi jonë i parë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Ne do të zerojmë tarifat e edukimit për gjithë të rinjtë, që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të përgjysmojmë tarifën për kategoritë e tjera, që vijnë nga familje me të ardhura të tjera. Do të jemi bursa për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë të shkollohen. Do të kemi investim edhe në konvikte. Do krijojmë katër inkubatorë biznesi, në mënyrë që të rinjtë t?i japim zë e mundësi ideve të tyre për të krijuar një biznes, për të nxitur punësimin. Do të financojmë 10 mijë stazhe për studentët më të mirë, të paguara me 30 mijë lekë për një vit, në mënyrë që të nxisim punësimin. Do të nxisim investimet e huaja, që të hapim vendet e reja të punës në vend. Do të ketë amnisti fiskale, ulje taksash, për këto kompani që punësojnë të rinjtë?, tha Këlliçi në studion e News24./CNA.al

Lajmet e fundit nga