Connect with Us

“Plani ynë do të shpëtojë brezin e ri”/ Basha prezanton programin e PD për rininë

Politikë

“Plani ynë do të shpëtojë brezin e ri”/ Basha prezanton programin e PD për rininë

Publikuar

-

Programi ekonomik i PD/ Basha flet për zotimet e tij

Partia Demokratike po prezanton ditën e sotme Programin për Rininë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se sfida më e madhe është të ndryshohet mënyra se si të rinjtë shqiptarë shohin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit.

Sipas Bashës ky është pikërisht plani që na duhet të realizojmë, pas 8 viteve dështime të Edi Ramës. Kryedemokrati theksoi se në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën, ndëra sipas tij, programi i PD do shpëtojë brezin e ri.

“Ne i dëgjuam të dhënat alarmuese sot:
80% e të rinjve në Shqipëri janë të papunë! Gjysma e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ne po humbasim një brez të tërë, prandaj kemi nevojë për ndryshim – dhe kemi nevojë për ndryshim tani! Që të sjellim sukses në Shqipëri, për të ruajtur brezin tonë të ardhshëm, ne duhet të largojmë Edi Ramën, sepse: Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë.

Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!
Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë!
300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!

Brenda mandatit të parë do të ndërtojmë 4 inkubatorë biznesi për t’i lejuar sipërmarrësve të rinj të investojnë dije dhe para në vendlindjen e tyre. E ardhmja do të ndërtohet në Shqipëri.
E ardhmja do të projektohet këtu. Duke subvecionuar të gjitha sipërmarrjet rinore në zonat e varfra. 5 milionë euro grante do të jepen për sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës!

Pronat e sekuestruara nga AntiMafia, do t’i kalojnë sipërmarrjeve të karakterit social, atyre të inovacionit dhe mjedisit. Të rinjtë do të jenë përfituesit nr.1 të këtyre pronave dhe aseteve. Qeveria Basha do të fuqizojë financiarisht sipërmarrjet rinore. Vetëm kështu të rinjtë do të gjejnë para të zhvillojnë idetë e tyre novatore në vendin e tyre. Të rinjtë janë grupi më i madh i interesit në Shqipëri. Ata duan një dorë, duan një mbështetje. Ne do t’i ndihmojmë me të dyja duart. Qeveria Basha do të jetë dera e parë ku nesër të rinjtë do të trokasin. Më 25 prill kemi mundësinë e madhe të kemi një qeveri që na përfaqëson, që punon për interesin publik dhe për të rinjtë. Për herë të parë në zhvillimet politike të këtij 30-vjeçari, kandidati për kryeministër, është një qytetar i arsimuar jashtë, me formim perëndimor, me arritje të prekshme në karrierën e tij politike, ndaj:

Ju bëj thirrje juve, të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë – të bëni ndryshimin dhe të votoni për Partinë Demokratike, të votoni për Lulzim Bashën.
Vetëm në këtë mënyrë rinia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Dëshmoi kundër Metës/ Presidenca kërkon izolimin e menjëhershëm të gazetarit

LEXO EDHE:  Basha: Hetim ndërkombëtar dhe rrëzim të alibisë Rama-Meta

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Basha: Hetim ndërkombëtar dhe rrëzim të alibisë Rama-Meta

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Xhafajt/ Basha: Ky është vetëm fillimi



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE