LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kallëzon në KQZ vendimin e Bashkisë Durrës për koncesionin e varrezave

5 Shkurt 2021, 14:03, Politikë CNA
PD kallëzon në KQZ vendimin e Bashkisë Durrës për

Partia Demokratike ka kallzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkeljet ligjore që sipas saj ka kryer institucioni i Bashkisë Durrës, që drejtohet nga PS.

Në kallzim, theksohet se Bashkia Durrës ka shkelur ligjin zgjedhor dhe vendimin e KQZ, që ndalon miratimin ose nxjerrjen e akteve ligjore ose nënligjore me efekt financiar, 4 muaj para zgjedhjeve.

Në kallzimin që mban firmën e kreut të degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, theksohet se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës është miratuar vendimi për 8 milionë e 800 mijë lekësh për koncesionin e varrezave të qytetit bregdetar

?Në rastin konkret kemi të bëjmë me një ?miratim? të detajuar të të gjitha kritereve të nevojshme për zhvillimin e procedurës së prokurimit. Ndërkohë që Kodi Zgjedhor ndalon majde dhe vetë ?propozimin? e një akti ligjor dhe/ose nënligjor, nëpërmjet të cilit mund t?i jepet pasuria publike një subjekti privat. Këto ndalesa janë shpjeguar hollësisht edhe nga Vendimi i Komisionit Rregullator?.

Duke vlerësuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës tërësisht në shkelje të ligjit, demokratët kërkojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shqyrtojë kërkesën, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe të vendimit që vetë ky institucion ka marrë më 24 Dhjetorin e kaluar për ndalimet e aktiviteteve publike dhe vendimeve me efekte financiare./CNA.al

Lajmet e fundit nga