LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i sinoptikanëve/ Si pritet të jenë temperaturat në fundjavë

5 Shkurt 2021, 18:29, Sociale CNA
Parashikimi i sinoptikanëve/ Si pritet të jenë temperaturat

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të shtunë e të dielë, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së dielë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së dielë deri në orët e mesditës të ditës së hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga