LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari thirrje nga Elbasani/ Ndryshimi nuk vjen vetë, duhet larguar klasa politike

5 Shkurt 2021, 18:50, Politikë CNA
Hajdari thirrje nga Elbasani/ Ndryshimi nuk vjen vetë, duhet larguar klasa

Deputetja Rudina Hajdari, ka vijuar takimet me banorët e Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Hajdari tregon se ka ndarë me ta mendime dhe ide për të zgjidhur problemet që ka vendi.

Në një status në rrjetet sociale, ajo deklaron se ndryshimi nuk vjen vetë, por pretendon se atë duhet ta sjellim së bashku duke larguar klasën politike.

?Derë më derë, fshat më fshat e lagje më lagje me banorët e Qarkut të Elbasanit për të folur rreth ideve tona dhe rëndësisë që ka vota përtej atyre që kanë shkaktuar gjithë problemet që ka sot vendi. Ndryshimi nuk vjen vetë, atë na duhet ta sjellim së bashku duke filluar nga vota në 25 prill për Nismën Thurje. Unë nuk përtoj të takoj e flas me çdokënd që mendon se kjo klasë politike duhet larguar një orë e më parë?, shkruan deputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga