LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Palokës/ Rama lëviz me dy bodyguardë, mbajnë me vete valixhe anti-plumb

5 Shkurt 2021, 21:00, Politikë CNA
Deklarata e Palokës/ Rama lëviz me dy bodyguardë, mbajnë me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Paloka përsëriti denoncimin e tij në emisionin ?Zonë e Lirë? se kreu i qeverisë mund të ikë në lindje pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse humb.

Gjithashtu demokrati tha se Rama del në rrugë me dy bodyguardë që mbajnë me vete valixhe anti-plumb anash, që sipas tij kur hapen e izolojnë direkt.

?Rama po sulmon këdo, Rama ka një aeroport privat (përmend Rinasin), ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ?turkish?. Mos u habisni që pas 25 Prillit të marri charterin dhe të iki në lindje. Rama bredh me ushtri, ka dy bodyguardë që kanë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash?, theksoi nënkryetari i PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga