Connect with Us

Covid bën kërdinë/ Gati 1100 raste të reja, numri total i viktimave shkon në 1433

Sociale

Covid bën kërdinë/ Gati 1100 raste të reja, numri total i viktimave shkon në 1433

Publikuar

-

Bien sërish shifrat e Covid-19/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së krijuar nga Covid brenda 24 orëve.

Ministria bën me dije se janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus një tjetër mësues në Poliçan

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270

Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si do të vijojnë temperaturat për ditën e sotme?

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas Meteoalb,  mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-fakt/ Lana 2021

Publikuar

-

Nga

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë “shoqëri” gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus një tjetër mësues në Poliçan

LEXO EDHE:  Po sjell vaksinat anti-Covid ‘kontrabandë’/ Ish ministri i Shëndetësisë akuza të forta Ramës

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Të sëmurët nuk janë aq rëndë”/ Brataj sqaron situatën e Covid në vend

Publikuar

-

Nga

“Nëse organet mbingarkohen me ilaçe, dëmtohen”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos pini medikamente pa rekomandimin e mjekut

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Ai thotë se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, Brataj foli edhe për shtrimet në spitale, ku u shpreh se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT.

Shefi i Urgjencës sqaroi më tej se kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

“Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2”, tha Brataj.

LEXO EDHE:  Na duhet një hetim serioz mbi origjinën e Covid-19

LEXO EDHE:  Kosova regjistron 3 viktima dhe 292 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Sipas tij, ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak./CNA.al

LEXO TE PLOTE