LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ceka dorëzoi çelësat”/ Ish ministri i Brendshëm i përgjigjet Nanos: Ja arsyeja pse e lash detyrën

5 Shkurt 2021, 13:00, Aktualitet CNA
“Ceka dorëzoi çelësat”/ Ish ministri i

Ish kryeministri Fatos Nano, i cili theu audiencën televizive foli për kohën kur ai ka qenë në pushtet, ku ka treguar edhe shumë detaje të cilat ishin të panjohura për publikun.

Nga studio e Opinion, në një rrëfim të rrallë, Nano ndër të tjera akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Neritan Ceka se kishte ?dezertuar? postin e tij në mars të vitit 1998 kur po zhvillohej revolta e të dënuarve në burgun e Tiranës. Ish kryeministri tha se Ceka e la detyrën, por historiani pretendon të kundërtën.

Në një kundërpërgjigje të botuar në Noa.al, Ceka u shpreh se akuzat e Nanos nuk qëndronin dhe se ishin trill i fantazisë së tij.

?Është thjesht fantazi, sepse revolta në burgun e Tiranës ishte nga të burgosur ordinerë dhe jo politikë. Askush nuk doli nga burgu dhe policia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për të hyrë brenda. Sapo erdhi FNSH të burgosurit u kthyen vetë nëpër qeli nga frika. Kështu nuk pati asnjë të goditur, jo pastaj të vrarë. Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri nuk merrej me drejtim,?- sqaron Ceka.

Çfarë deklaroi dje Fatos Nano për ministrin e kabinetit të tij?

?Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ?98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm?

Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.

Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio ?Kohës?, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra.

Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën.  Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e  përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.?-tha Nano./CNA.al

Lajmet e fundit nga