LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bejtja nga “shtrati” i Metës sulmon Nanon

5 Shkurt 2021, 11:55, Aktualitet CNA
Andi Bejtja nga “shtrati” i Metës sulmon Nanon

Gazetari Andi Bejtja, dikur një nga miqtë më të afërt të Fatos Nanos, që ky i fundit e mbante si tespie në dorë, ka reaguar pas intervistës në Opinion.

Tashmë Bejtja i larguar nga shtrati i Nanos është futur në shtatin e Ilir Metës prej disa kohësh, deri sa realizoi ëndrrën e tij për ta ccuar gruan e dytë anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

Mesa duket, Bejtja i cili mori nga Nano veset më të këqija, ka filluar të jetë edhe mosmirënjohës dhe t?i ngjasë së tepërmi Ilir Metës për nga sharlatanizmi.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Bejtja shkruan se Nano nuk duhet të merret me programin e Lulit dhe as me të Monikës, duke shtuar se ata që e ndoqën Nanon do e ndjejnë veten ushtar të opozitës.

?Bro,  please dil me shpesh dhe 24 prill

Falenderoj nga zemra Fatos Nanon qe me keto qe tha sot ne Opinìon, beri qe edhe ata qe mund te kishin dyzime per te votuar opoziten me 25 prill te zene radhen qe ne pike te sabahut per te votuar masivisht per te….

Nano vertetoi qe ka qene dhe mbetet vaji i arte i rotacionnit…Pas kesaj as mos u merni me ca kanditatesh zgjodhi  Luli…sa pika ka programi Monikes…me nje liste a me dy lista…kur te keni kshu dilemash,,,vetem rishikoni Fatos Nanon sot…kaq dhe do e gjeni veten ushtar te opozites…Pavaresisht cfar mendimi, vleresimi mund te keni per Lulin, Moniken, Idrizin, apo Dash Shehin

Thank you Bro dil prape keshtu ne TV sa me shpesh….ma be qejfin tamam dhe 24 prill pash zotin dil?, shkruan Bejtja.

Por në një reagim të dytë, gazetari shkruan: ?Dhe me gjynah nga te gjithe sot te vjen te ata dy tre te paret qe rrefyen jeten ne “Opinion” , te ky cikli ku nuk do kishte politike….do behej nje permbledhje jetes….filloi me Genc Rulin…e mbani mend….e nja dy te tjere…hop Nano…pastron thonjte e Rames ne tabaka…bo sa gjynah si jane perdor kta dy tre te paret?./CNA.al

Lajmet e fundit nga