LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Zgjidhja është në mes

4 Shkurt 2021, 10:30, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Zgjidhja është në mes

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë për një alternativë të tretë, që është mes opozitës dhe mazhorancës.

Sipas Patozit, ndryshimi nuk mund të vijë kurrësesi prej atyre që po gulçojnë të kërrusur nga mbipesha e pushtetit. Ai thekson se zgjidhja është alternativa e tretë, si e vetmja mundësi për të qetësuar sadopak ?epshet e syskuqurve në të dy krahët.?

?Ndryshimi nuk është një sllogan i rëndomtë fushate, i cili mund të vijë lehtësisht, mjafton që ta përmendësh. Por është një sipërmarrje e vështirë, që kërkon kurajo, përkushtim, ndershmëri dhe vizion të qartë që të arrihet. Ai nuk mund të vijë kurrësesi prej atyre që po gulçojnë të kërrusur nga mbipesha e pushtetit, duke u përpjekur për ta mbajtur atë me thonj e me dhëmbë. Sepse të njëjtën gjë kanë për të bërë, edhe 100 vjet të tjera po të kenë mundësi. Por as nga ata që po vringëllijnë hanxharët dhe kanë ngjeshur lugët në brez të babëzitur, duke pritur thjesht që të vijë një ditë radha e tyre e gjuetisë. Duke mos ndryshuar asgjë, madje as edhe rregulloren për mbajtjen e çiftes. Zgjidhja është alternativa e tretë, si e vetmja mundësi për të qetësuar sadopak epshet e syskuqurve në të dy krahët, që i kanë dhënë të gjitha provat dhe garancitë, se po e patën në dorë, e fusin në mes këmbëve Shqipërinë për ta shqyer dhe copëtuar. Vetëm duke i refuzuar të trija “bandat” e Fatos Lubonjës ne mund ta zbehim fuqinë e tyre dhe të shpresojmë në një Shqipëri më pak të korruptuar, më të drejtë dhe më demokratike. Voto bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill!?, shkruan Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga