LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Zbardhet vendimi i GJKKO, ja pasuritë që konfiskohen

4 Shkurt 2021, 16:11, Kronika CNA
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Zbardhet vendimi i GJKKO, ja

Është zbardhur vendimi i dhënë sot nga Gjykata e Posaçme për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Mes të dënuarve të dosjes 339 janë dhe motra dhe vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Mimoza Ndoka është dënuar me 1.4 vite, por me kusht.

Nga ana tjetër Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg, ndërsa në dosje u përfshi dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka.

Kujtojmë se në tetor të 2018, gjatë operacioni ?Vol-Vo 4?, dhjetëra persona u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Lezhë, teksa mes tyre ishin dhe dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Çuko të cilët u liruan më vonë. Këtë vendim përcaktohet se janë sekuestruar edhe disa pronësi, që i kalojnë tashmë shtetit. Bëhet fjalë për sipërfaqe tokash në zonën e Ishullit të Shëngjin dhe në ?Malin e Rencit? në Lezhë.

VENDIMI I SPAK
Me datën 03.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehurve Gjevi Ndoka etj., Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme.

Për dy nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale ?Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milion euro.

Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përvetësimin e pasurive të paluajtshme, të shtrira në pesë zona bregdetare të rrethit Lezhë: Ishulli Shëngjin, Kune-Vain, Ishulli Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha pasurishë të paluajtshme, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore, por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, kënetë, kanal, pyje, kullotë.

Rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal gjatë veprimtarisë së kundraligjshme të tyre kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë me forma të ndryshme,duke paraqitur të dhëna të rreme në përmbajtje të dokumenteve të pronësisë, kryerja e veprimeve juridike fiktive si ?dhurim, shkëmbim, shitje?, ndryshimi i zërave kadastral në kundërshtim me ligjin, ku edhe pse pasuria në të vërtetë është pronë shtet, pyll, kënetë, ranishtë, kanal, pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë hartuar dokumentacionin sikur këto janë toka arë, bujqësore, duke i trajtuar më pas si objekt i Ligjit Nr. 7501 ?Për Tokën?, me qëllim që këto prona të shkonin në përfitim të anëtarëve të grupit kriminal. Pas përfitimit të këtyre pronave, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë disa funksionarë shtetëror, të cilët janë deklaruar fajtor nga Gjykata.

309377.9 m2

Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 12, datë 03.02.2021:

1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? , të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga neni 287 pika ?a? e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale ? Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Mimoza Ndoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Mimoza Ndoka me 1 vit e 4 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Mimoza Ndoka dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga neni 287 pika ?a? e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura për kryerjen e veprës penale ? Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Emanuel Gjura me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Emanuel Gjura me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

4- Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Lazri, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Zef Lazri me 8 (tetë) muaj burgim, llogaritja e të të cilit fillon nga dita e arrestimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

5-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledi Ndokaj, për kryerjen e veprës penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 3 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Bledi Ndokaj me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim, llogaritja e të cilit fillon nga dita e arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6-Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 186/3, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale ? Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Luigj Paloka me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Luigj Paloka me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Luigj Paloka dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet.

7- Deklarimin fajtor të të pandehurit Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

? Deklarimin fajtor të të pandehurit Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Paulin Simoni me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Paulin Simoni me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

8- Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

? Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Vlash Gazulli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Vlash Gazulli me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Vlash Gazulli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

9-Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Genc Zeneli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Genc Zeneli me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Genc Zeneli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

10-Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Kol Lleshi me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Kol Lleshi me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Kol Lleshi dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

11- Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Marjeta Perskura me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Marjeta Peskura me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Marjeta Perskura dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive:

1.Pasuria Nr.1015/2, Vol. 5, Fq. 122, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 5751 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë,

2.Pasuria Nr.1018/2, Vol. 6, Fq. 85, Zona Kadastrale 2568, lloji Ranishte, me sipërfaqe 11582 m2 , me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

3.Pasuria Nr.1018/5, Vol. 6, Fq. 95, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 7285 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

4.Pasuria Nr.1018/7, Vol. 6, Fq. 100, Zona Kadastrale 2568 me sipërfaqe 600 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

5.Pasuria Nr.1018/8, Vol. 6, Fq. 101, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 1049 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

6.Pasuria Nr.1018/9, Vol. 6, Fq. 102, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 2000 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

7.Pasuria Nr.1018/10, Vol. 6, Fq. 103, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 1964 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

8.Pasuria Nr.5/107+1-54, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 100.6 m2.

9.Pasuria Nr.5/107+2-13, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 77.3 m2 .

10.Pasuria Nr.166/6 Vol. 20, fq.121, ZK. 1986, me sipërfaqe 11160 m2.

11.Pasuria Nr.168/2 Vol. 20, fq.114, ZK. 1986, me sipërfaqe 15405 m2.

12.Pasuria Nr.168/8, vol.21, fq.10, ZK.1986, me sipërfaqe 1000 m2.

13.Pasuria Nr.168/9, vol.21, fq.11, ZK.1986, me sipërfaqe 2000 m2.

14.Pasuria Nr.168/10, vol.21, fq.13, ZK.1986, me sipërfaqe 12405 m2.

15.Pasuria Nr. 166/7 Vol. 20, fq.122, ZK. 1986, me sipërfaqe 4780 m2.

16.Pasuria Nr. 98/6 Vol. 20, fq.104, ZK.1986, me sipërfaqe 6400 m2.

17.Pasuria Nr. 99/7 Vol. 20, fq.88, ZK.1986, me sipërfaqe 10552 m2.

18.Pasuria Nr.1009/6, Vol.6, Fq.105, ZK.2568, me sipërfaqe 2000 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

19.Pasuria Nr.1009/16, Vol.6, Fq.206, ZK.2568, me sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

20.Pasuria Nr.1009/17, Vol.6, Fq.207, ZK.2568, me sipërfaqe 1179 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

21.Pasuria Nr.1009/14, Vol.6, Fq.200, ZK.2568, me sipërfaqe 1221 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

22.Pasuria Nr.1009/15, Vol.6, Fq.201, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

23.Pasuria Nr.1009/18, Vol.6, Fq.215, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

24.Pasuria Nr.1009/19, Vol.6, Fq.216, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

25.Pasuria Nr.1009/20, Vol.6, Fq.217, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

26.Pasuria Nr.1014/3 Vol.6, fq.198 ZK. 2568, me sipërfaqe 4103 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

27.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

28.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

29.Pasuria Nr.1014/5 Vol.6, fq.212 ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

30.Pasuria Nr.1014/6, Vol.6, fq.213, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

31.Pasuria Nr.1014/7, Vol.6, fq.214, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

32.Pasuria Nr.1017/15 Vol.6, fq.218, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

33.Pasuria Nr.1017/16, Vol.6, fq.219, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

34.Pasuria Nr.1017/11, Vol.6, fq.202, ZK. 2568, me sipërfaqe 1105 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

35.Pasuria Nr.1017/12 Vol.6, fq.203, ZK.2568, me sipërfaqe 552 m2, me vendndodhje ?Mali i Rencit? Lezhë.

36.Pasuria Nr.98/19 Vol. 22, Fq. 90, Zona Kadastrale 1986, me sipërfaqe 22356 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.

37.Pasuria Nr.99/11 Vol. 21, Fq. 146, Zona Kadastrale 1986, me sipërfaqe 2688 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.

38.Pasuria Nr.2/78, Vol.33, Fq.195, ZK.1987, me sipërfaqe 4000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

39.Pasuria Nr.100/7 me sipërfaqe 4400 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

40.Pasuria Nr.100/8, me sipërfaqe 3800 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

41.Pasuria Nr. 56/A, Vol.6, Fq. 213, ZK.1987, me sipërfaqe 1350m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

42.Pasuria Nr. 58/A, me sipërfaqe 1750 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

43.Pasuria Nr.150/1, ZK.8632, me sipërfaqe 2860 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

44.Pasuria Nr.47/A, ZK.1987, me sipërfaqe 200 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

45.Pasuria Nr.79/188, Vol. 23, Fq.163, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 2580m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

46.Pasuria Nr.79/189, Vol. 23, Fq.164, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 500m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

47.Pasuria Nr.232/A, Vol. 22, Fq.12, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

48.Pasuria Nr.14/83 ,Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.

49.Pasuria Nr.14/A, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 3965m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.

50.Pasuria Nr.86/A Vol.22, Fq. 13, ZK.1987,me sipërfaqe 10144m2, me vendndodhje ?Ishull-Shëngjin? Lezhë.

51.Pasuria Nr.2/75-A Vol.8, Fq. 160, ZK.8632, me sipërfaqe 2513m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.

52.Pasuria Nr.2/75-B Vol.8, Fq. 166, ZK.8632, me sipërfaqe 1000m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.

53.Pasuria Nr.5/7 Vol.22, Fq. 205, ZK.1986, me sipërfaqe 4000m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë.

54.Pasuria Nr. 5/8 Vol.22, Fq. 206, ZK.1986, me sipërfaqe 29439 m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë.

55.Pasuria Nr.40/55 Vol.11, Fq.91, ZK.1987, me sipërfaqe 1054 m2, e ndodhur në Kune, Ishull Shëngjin, Lezhë.

56.Pasuria Nr. 2/170, Vol 26, fq.52, ZK.8632, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në vendin e quajtur Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.

57.Pasuria Nr. 2/76, Vol 8, fq.167, ZK.8632, me sipërfaqe 4000 m2, e ndodhur tek Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.

58.Pasuria Nr. 272/1, Vol 33, fq.231, ZK.1987, me sipërfaqe.18135 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin.

59.Pasuria Nr. 2/6, Vol 21, fq.223, ZK.1986, me sipërfaqe 14140 m2, me vendndodhje Ishull Lezhë.

60.Pasuria Nr. 2/96, Vol 34, fq.241, ZK.1987, me sipërfaqe 5327 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

61.Pasuria Nr. 2/97, Vol 34, fq.242, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

62.Pasuria Nr. 2/98, Vol 34, fq.243, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

63.Pasuria nr.2/99, Vol 34, fq.244, ZK.1987, me sipërfaqe 3200 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

64.Pasuria Nr. 2/100, Vol 34, fq.245, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

65.Pasuria Nr. 2/101, Vol 34, fq.246, ZK.1987, me sipërfaqe 3404 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

66.Pasuria Nr. 2/102, Vol 34, fq.247, ZK.1987, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

67.Pasuria Nr. 197/2, Vol 33, fq.122, ZK.1987, me sipërfaqe 6400 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.

68.Pasuria Nr. 197/4, Vol 33, fq.121, ZK.1987, me sipërfaqe 6683 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.

69.Pasuria Nr. 277/6, Vol 33, fq.197, ZK.1987, me sipërfaqe 7428 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

70.Pasuria Nr. 277/7, Vol 33, fq.198, ZK.1987, me sipërfaqe 5000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

71.Pasuria Nr. 277/8, Vol 33, fq.199, ZK.1987, me sipërfaqe 9122 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

72.Pasuria Nr. 79/137, Vol 15, fq.184, ZK.1987, me sipërfaqe 1450 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

73.Pasuria Nr. 2/74, Vol 33, fq.57, ZK.1987, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

74.Pasuria Nr. 2/82, vol.33, fq.242 Z.K 1987, me sipërfaqe 2768 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin.

75.Pasuria Nr. 2/83, vol.33, fq.243 Z.K 1987, me sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin.

DËNIMET NGA GJKKO
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht

 

Lajmet e fundit nga