LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret në takim zyrtarin e lartë turk/ Zbardhen temat e diskutimit

4 Shkurt 2021, 12:39, Politikë CNA
Meta pret në takim zyrtarin e lartë turk/ Zbardhen temat e diskutimit

Presidenti i Republikës  Ilir Meta priti sot në një takim , Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë,  Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

?Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe Partneriteti Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve e përbashkëta për sigurinë dhe paqen?, ? pohoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta e falënderoi Kryetarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për angazhimin e Turqisë e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit, si dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit./CNA.al

Lajmet e fundit nga