LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memushaj infektohet me COVID-19, panik edhe për Armando Sadikun

4 Shkurt 2021, 07:57, Sport CNA
Memushaj infektohet me COVID-19, panik edhe për Armando Sadikun

Ledian Memushaj është kontaminuar me virusin COVID-19. Nga sa mësohet, mesfushori i Kombëtares është izoluar në shtëpi dhe për fat, nuk ka shenja dhe nuk ka shqetësime shëndetësore. Lojtari është në ditën e dhjetë dhe pritet nga dita në ditë që të rezultojë negativ.

Nga ana tjetër, Armando Sadiku është në ankth për përgjigjen. Së fundmi, mediat në Bolivi bëjnë me dije se pas kontrolleve rutinë që skuadra ka bërë në lidhje me virusin COVID-19, ka rezultuar pozitiv një prej dy futbollistëve të huaj.

Fakt është që në skuadrën më të titulluar të Bolivisë, të huajt në këtë merkato transferimesh janë dy: Armando Sadiku si dhe mbrojtësi uruguaian Luis Felipe Karvajo.

Problemi në skuadër është se Sadiku, por edhe uruguaiani kanë udhëtuar së fundmi me skuadrën, çka mund të përbëjë rrezik për përhapjen e infeksionit. Në ditët në vijim, për Sadikun dhe të gjithë të tjerët në ekip do të ketë teste në vijimësi, për të vërtetuar edhe gjendjen e secilit.

Lajmet e fundit nga