Connect with Us

Maturantët të shqetësuar/ Ministrja zbulon si do të zhvillohen provimet e maturës

Aktualitet

Maturantët të shqetësuar/ Ministrja zbulon si do të zhvillohen provimet e maturës

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë , Evis Kushi ka zhvilluar një interpelancë në platformën e bashkëqeverisjes, e cila është kërkuar nga maturantë përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve” në lidhje me rregullat dhe ndryshimet në Maturën Shtetërore 2021.

Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Kushi ka nënvizuar se për shkak të rrethanave nga pandemia COVID-19, i është kushtuar vëmendje maksimale maturantëve duke njohur vështirësitë dhe sfidat që po kalojnë.

Pyetjes së një maturanti në lidhje me strukturën e testit,  Kushi u shpreh se “këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, testi i provimeve të Maturës Shtetërore është i ndërtuar me pyetje të strukturuara, gjysmë të strukturuara dhe me pyetje me alternativa. Në total, testi përmban 60 pikë. Nga këto 60 pikë, do të ketë 20 pyetje me alternativa (20 pikë) dhe pyetje me zhvillim (40 pikë)”.

Për sa i përket shpalljes së rezultateve të provimeve të MSH, Ministrja Kushi cilëson faktin se është kërkuar angazhim maksimal nga ana e stafeve në varësi të MASR që rezultatet e provimeve të Maturës, për të katër provimet, të shpallen jo më vonë se data 30 qershor. Ndërkohë, deri në datën 5 korrik do të lëshohen diplomat për maturantët që do të studiojnë jashtë vendit, ndërsa diplomat e tjera do të lëshohen jo më vonë se data 15 korrik.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi i përgjigjet edhe pyetjes që lidhet me vlerësimin e testeve të provimeve të MSH. Ajo shprehet se do të aplikohen dy metoda të vlerësimit të testeve. “Njëra metodë është metoda elektronike, me skanim, për pyetjet me alternativa – metodë që përdoret tashmë prej 2 vitesh dhe është një nga mënyrat më të sakta të korrigjimit të pyetjeve me alternativa kudo në botë. Ndërsa për pyetjet që janë me zhvillim, do të vlerësohen nga mësuesit tanë vlerësues, të cilët janë të certifikuar, kanë përvojë në arsimin e mesëm të lartë dhe janë të kualifikuar me vlerësim maksimal” – tha ajo.

LEXO EDHE:  Këngëtarja më e rrezikshme online

Ministrja Kushi është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me çfarë duhet të kenë kujdes maturantët gjatë zhvillimit të provimit, një pikë e rëndësishme nga të cilat është për maturantët/kandidatë që do të konstatohen me celular ditën e provimit:

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë dhe shumë stresuese që po kalojmë, e fundit që do të donim ishte t’ju shtonim stres, por nga ana tjetër duhet që absolutisht provimet të zhvillohen në kushte të barabarta dhe pa cenuar të drejtën e askujt. Prandaj, gjatë këtij viti kemi vendosur të bëjmë disa ndryshime në lidhje me rregulloren e Maturës Shtetërore. Maturantët/kandidatë, të cilët paraqiten në qendrën e provimit dhe/ose konstatohen gjatë provimit me celular përjashtohen nga ai provim dhe kanë të drejtë ta japin atë në sesionin pasardhës, që do të thotë në sesionin e vjeshtës” – shprehet Ministrja Kushi.

Ndërkohë, maturantët gjatë interpelancës u interesuan edhe për pragun e kalueshmërisë, i cili do të jetë 25%. Pra në 60 pikë të testit, nxënësit duhet të fitojnë 15 pikë që të konsiderohen kalues. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të moralshmit që janë prekur nga fjalori im”/ Murrizi i nxjerr videon Ramës: Mor qen.. mor zagar…

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet gjithë atyre që e kritikuan për fjalorin e rëndë që ka përdorur në komentimin e ceshtjes së patronazhistëve.

Duke ‘justifikuar’ fjalorin e tij, Murrisi ka publikuar dhe videon e kryeministrit Rama, ku fyen një qytetar me fjalor të rëndë banal.

LEXO EDHE:  “Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

LEXO EDHE:  “Sa merr për një koncert?”/Greta Koçi i kthen përgjigjen e "zgjuar" ndjekësit

“Per keta mender te “ moralshem” qe me bejne derr derr me komente se qenkan “ prekur” nga fjalori im per felliqesirat patronazhist te Lindes se rilindjes

Degjoni kete komunikim mes nje qytetari emigrant dhe shefit te fuksave patronazhist km, e pastaj komentoni si te “ indijuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ “Kryemadhi akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit nga qyteti i Durrësit.

Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se bën mashtrime me 3D. Sipas saj, të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart.

Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE