Connect with Us

Britani, studim mbi efektivitetin e kombinimit të vaksinave kundër COVID-it

Shëndeti

Britani, studim mbi efektivitetin e kombinimit të vaksinave kundër COVID-it

Publikuar

-

Britani, studim mbi efektivitetin e kombinimit të vaksinave kundër COVID-it

Në Britani ka nisur një studim për të parë se çfarë efekti kanë në imunitetin e njerëzve dozat e marra nga dy vaksina të ndryshme. Shkencëtarët thonë se përzierja e dozave mund të garantojë një mbrojtje edhe më të mirë.

Qeveria britanike po mbështet një studim për të parë nëse duke u dhënë njerëzve doza nga vaksina të ndryshme, mund të jetë po aq efektive sa marrja e të dyja dozave nga e njëjta vaksinë. Rreth 800 persona mbi 50 vjeç pritet të përfshihen në studim dhe rekrutimi i tyre mbi baza vullnetare ka nisur që sot (e enjte).

Eksperti kryesor i studimit thotë se qëllimi do të jetë që të zbulohet nëse një pacient mund të marrë një dozë nga një lloj vaksine e më pas sistemi i tij imunitar të forcohej duke i dhënë një dozë, nga një tjetër vaksinë.

Me këtë studim synojmë të japim doza të vaksinave të ndryshme, pra mund të nisë injektimi me vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut dhe më pas të përforcohet me një dozë të dytë të vaksinës së AstraZeneca-s. Ne po kërkojmë të shohim nëse përgjigja imunitare që prodhohet është po aq e mirë sa në rastin kur të dyja dozat i takojnë së njëjtës vaksine”, thotë Dr Matthew Snape, profesor i asociuar në departamentin e Pediatrisë dhe Prodhimit të Vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Malaj: Ai ka pasur ditë të vështira

Ai thotë se objektivi është që pjesëmarrësit të regjistrohen brenda muajit shkurt dhe pastaj disa nga rezultatet duke vëzhguar nivelin e antitrupave, të merren ndoshta në qershor a korrik. Ministri i ngarkuar me operacionet për vaksinimin e popullatës Nadhim Zahawi, këmbënguli se studimi nuk do të ndikonte në shpërndarjen e vaksinave.

Të gjithë prodhuesit sikurse Pfizer, BioNTech-u, Moderna, Oxford/AstraZeneca e të tjerë po shohin mundësitë se si mund t’i përmirësojnë vaksinat e tyre për t’u siguruar që të jemi gati për çdo variant. Aktualisht ka rreth 4,000 variante në të gjithë botën të COVID-19”, tha ai.

Qeveria ka dhënë për studimin rreth 9.5 milionë dollarë dhe gjetjet e tij nuk pritet të jenë në dispozicion deri në verën e këtij viti./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2224 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë dhe asnjë humbje jete.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Kishte vetëm një ditë që ishte shtruar”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit

LEXO EDHE:  “Kishte vetëm një ditë që ishte shtruar”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10
Të shëruar në 24 orë      16
Të shtruar në spitale      20
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983
Raste pozitive             132,459
Raste të shëruara        129,842
Raste Aktive                  164
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48
Tiranë          39
Berat             20
Elbasan        14
Lezhë           11
Durrës          10
Gjirokastër  7
Korçë           6
Dibër             3
Fier                3
Vlorë              2
Kukës           1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. A

jo ka shkruar se në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të Qershorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Rama tregon kur përfundon vaksinimi i bluzave të bardha/ Së shpejti nis fushata masive

LEXO EDHE:  “Kishte vetëm një ditë që ishte shtruar”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE