LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turpëruan 9-0 kundërshtarët, trajneri Solskjaer befason me deklaratën

3 Shkurt 2021, 11:36, Sport CNA
Turpëruan 9-0 kundërshtarët, trajneri Solskjaer befason me

Mançester Junjatid nuk pati mëshirë në mbrëmjen e djeshme të kampionatit teksa mposhti me rezultatin 9-0, Sauthhempton. Djajtë e kuq nuk e hoqën për asnjë moment ?këmbën nga gazi? dhe u argëtuan në fushë ndaj kundërshtarëve. Pas kësaj sfide, trajneri i Junajtid, Ole Gunar Solskjaer u shpreh se ekipi i tij luajti si të ishte ndeshja e fundit.

?Ndonjëherë kur luan ndaj një kundërshtari me 10 lojtarë, bëhet e vështirë sepse mblidhen të gjithë pas dhe më pas të kapin në kundërsulm.

Luajtëm mirë, duke e kontrolluar dhe lëvizur mirë topin, krijuam rrezikshmëri nëpërmjet aftësive individuale të lojtarëve. Të luash futboll duhet të jesh gjithnjë në maksimum. Mund të jetë ndeshja e fundit dhe ata luajtën sikur ishte ndeshja e fundit. Për këtë jam i lumtur?, u shpreh Solskjaer.

Lajmet e fundit nga