LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku rikthehet në fillmet e saj në politikë/ Zbulon degët që iu besuan në këto zgjedhje

3 Shkurt 2021, 08:30, Politikë CNA
Tabaku rikthehet në fillmet e saj në politikë/ Zbulon degët

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku është kthyer pas në kohë teksa kujton vitin 2009 kur nisi të aktivizohej si figurë politike e PD.

Tabaku tregon se në degën 8 të Tiranës ishin hapat e saj të parë në politikën aktive, ndërsa thekson se ajo degë i dha mundësinë të zgjidhej nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë.

Ajo bën me dje se në këto këto zgjedhje i kanë kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës ndërsa falenderon  çdo votues, çdo anëtar të PD për mbështetjen.

?Në vitin 2009 kur nisa të aktivizohesha si figurë politike publike e PD, u caktova të ndiqja degën 8 në Tiranë. Megjithëse përfshirja në struktura të PD ka qenë më e kahershme se viti 2009, përgjegjësia politike si kandidate për deputete kishte një peshë tjetër. Në këtë degë ishin dhe hapat e mi të parë në politikën aktive. Aty u rrita politikisht! Ajo degë më dha humbje dhe fitore e mbi të gjitha kënaqësinë të zgjidhesha nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë. Punën dhe mundin e asaj zone e di, krijuam një familje dhe si e tillë fituam dhe u humbëm së bashku. Jam ndjerë e privilegjuar dhe ndjehem ende e tillë! Në këto zgjedhje më kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës. Ekipi do pasurohet edhe më shumë me kandidatë të tjerë për deputetë! Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kënaqësi, privilegj dhe nder më të madh se të përfaqësoj demokratët e ketyre zonave. Falenderoj çdo votues, çdo anëtar të PD për mbështetjen dhe angazhimin, për punën e palodhshme edhe në vetmohim. Falenderoj kryetarin e PD zotin Lulzim Basha për besimin më këtë sfidë të re. Shqipëria fiton në 25 Prill! Fiton arsimin, shëndetësinë por mbi të gjitha shqiptari fiton një qeveri normale që punon për njerezit. Familjet tona fitojnë në 25 Prill! Çdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë fiton në 25 Prill?, shkruan Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga