LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Tires/ Revoltohet Saimir Kodra: O prokuror përse nuk heton edhe infermieret e Sanatoriumit?

3 Shkurt 2021, 07:13, Aktualitet CNA
Skandali i Tires/ Revoltohet Saimir Kodra: O prokuror përse nuk heton edhe

Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka publikuar mbrëmë disa mesazhe që i dërgonte sanitares Tire Alldërvishi, pacientja e cila humbi jetën nga koronavirusi Covid-19 në spitalin Covid 2 ose Sanatoriumi.

Në këto mesazhe, pacientja i lutej Tire Alldërvishit, pasi kjo e fundit hiqej si infermiere, që t?i jepte ujë dhe bukë.
Përpos këtyre mesazheve, drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe ka shprehur revoltën me infermieret të cilat kanë qenë në shërbim në katin ku qëndronte për pothuajse 1 muaj pacientja e cila humbi jetën nga Covidi.

?Tirja e dimë të gjithë që ishte thjesht një sanitare, një pastrues që zbriste nga kati i tretë në kat të dytë, që kujdesej për ?tezen? e saj, por që nuk e ka bërë kurrë, vetëm paska marrë para. Sepse ?tezja? e Tires, e ndjera qytetare, i shkruan? ka qenë një zonjë grua, nga sa kam pyetur dhe atje ku ka jetuar, dhe ka arritur të shkruajë shprehje fundi i respektit për veten por sepse ka qenë keq për bukë. I lutet për bukë dhe i lutet për ujë. I thotë ?ku je ose hajde më vrit më mirë?. Tirja ishte totalisht e papërgjegjshme dhe sot është prapa hekurave për atë që ka bërë dhe do të përgjigjet besoj në drejtësinë shqiptare deri në fund. E heqim Tiren për një moment. Ore në këtë kat ku ishte zonja, i heqim dhe mjekët sepse nuk kanë atë punë, këto infermieret që kanë gojë të thonë ?na erdhi ky ose na erdhi kjo?, çfarë bëhet mi zonja? Nuk e di kush është prokuror që ka këtë çështjen, por sot në këtë moment pas këtyre SMS-ve, gjithë kati që ka qenë në shërbim kur ka qenë e ndjera zonjë, ju fus në ?kokërr të burgut?. Pse vetëm Tirja kishte për detyrë ta shikonte këtë zonjë? Nuk e ndihmonte dot një infermiere nga ju të katit atje? Për ujë? Për bukë? Ta ndërronte? Merrni 500 Euro përveç pagës tuaj, sigurisht që është shumë e vogël paga juaj, por merrni 500 Euro ekstra nga qeveria, nga taksat tona, nga një vendim i Kryeministrit, që t?i shërbeni pikërisht këtyre njerëzve. Ka vështirësi puna. Po si e paskeni lënë këtë paciente ju? Ju jeni të gjithë vrasës, të atij kati. Vrasës! Përjashtoj mjekët. Gjithë ju infermieret atje e keni lënë një njeri në dorë të Tires?, u shpreh ai.

Saimir Kodra ka përsëritur thirrjen ndaj prokurorit që po heton çështjen e Tire Alldërvishit, që të marrë në hetim edhe infermieret e turnit përse e kanë lënë një paciente në mëshirë të fatit dhe përse nuk i kanë shërbyer.

?Mirë Tirja qenka një kokërr hajdute që do rrijë në kokër të burgut, por o prokuror, ky pavion kur ka qenë kjo zonja pa pasur infermiere mor zotëri. Ka pasur infermiere për ta ushqyer ose për ta lënë ashtu si e kanë lënë. Por ka pasur infermiere. Po se ka prekur njeri me dorë. Unë dyshoj dhe tek kartela a i kanë bërë gjilpëra apo jo. Se mjekun vjen thotë do vazhdojmë ?Dexametazon? (medikament), dhe kur vjen infermierja të bëjë medikamentin që të ka thënë mjeku. Dhe në qoftë se ka parë ndonjë infermiere me sy, do thoshte të lutem më jep pak ujë, ose më jep pak bukë. Tmerr i madh. Horror. Ai spital është një horror, është një tmerr. Sot këto SMS nuk janë për Tiren, se Tirja i ka hesapet e ndara me drejtësinë. Sot këto SMS janë për gjithë infermieret që kanë qenë në kat, në turn 1 muaj që ka qenë kjo zonjë. 1 muaj rresht! Turp t?ju vijë! Është nga data 6 Dhjetor deri në fund fare?, theksoi ai. /tvklan.al

 

Lajmet e fundit nga