LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Trump nuk duhet të heqë dorë nga kauza e tij e vjedhjes së zgjedhjeve

3 Shkurt 2021, 08:17, Blog CNA
Pse Trump nuk duhet të heqë dorë nga kauza e tij e vjedhjes

Nga David Marcus ?The Federalist?

Pavarësisht një tronditje të madhe brenda ekipit ligjor të Donald Trumpit fundjavën që lamë pas, ka një vëmendje në rritje mbi mënyrën së si do të mbrohet ish-presidenti në gjyqin e tij të ardhshëm të fajësimit në Senatin e SHBA-së.

Tradita thotë se senatorët republikanë do të preferonin që Trump të argumentojë se është thjeshte antikushtetuese që të gjykohet një ish-president. Thuhet se ata nuk duan që ai të pretendojë se nuk ishte fajtor për nxitjen e trazirave të 6 janarit në Kapitol Hill, dhe sigurisht nuk duan që ai të argumentojë se gjatë zgjedhjeve presidenciale ka pasur në fakt një manipulim të madh elektoral. Dikush edhe mund të kuptojë se përse këta senatorë preferojnë përdorimin vetëm të çështjes së ngushtë të kushtetutshmërisë së procesit të fajësimit. Ajo është në fakt shumë më pak e diskutueshme sesa 2 argumentet e tjera.

Dhe pse duhet të shqetësohesh për këto të dytat nëse argumenti i parë i lë ato në hije?

Por për DonaldTrump, qëka humbur tashmë qasjen në profilin e tij në Twitter, joshja për të argumentuar arsyet se pse ai nuk nxiti ndonjë trazirë, dhe se në zgjedhjet e nëntorit pati një manipulim në shkallë të gjerë, mund të jetë e papërmbajtshme. Ketë herë gjërat për të do të jenë shumë më të rrezikshme. Por ka ende një shans shumë të mirë që ai të lirohet nga akuzat, ndoshta me një diferencë më të ngushtë, ndoshta me vetëm pak vota në favor të tij. Por gjithsesi duke mos u fajësuar.Mbi të tria çështjet, Trump ka argumente shumë të arsyeshme për të paraqitur. Çështja kushtetuese nëse mund të dënohet apo jo një ish president në Senat, duket se është një lojë në raportin 50 me50. Në secilën anë të çështjes ka ekspertë që argumentojnë.

Që të dyja paraqesin argumente të arsyeshme edhe pse kontradiktore më njëra-tjetrën, dhe asnjëra nuk mund të pretendojë vërtet siguri. Kjo e bën më të lehtë pozitën e senatorëve republikanë, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk duan të duken më tej. Senati mund të vendosë si të dëshirojë, por anëtarët e saj kanë nevojë për një standard mbi të cilin t`a bëjnë këtë. Dhe më e rëndësishmja, ata do të vendosin një standard zyrtar.

Nëse fjalimi i Trump ishte vërtet një nxitje për trazira, atëherë cili është parimi kufizues?
A nuk ishte demokratja Maksin Uoters, ajo që në vitin 2018 u tha njerëzve që të kërcënonin zyrtarët e Trump, dhe gjithçka ndërkohë që po promovonte gënjeshtrën e madhe të bashkëpunimit të Trumpit me rusët? Diskursi politik amerikan, është i mbushur me metafora luftarake dhe gënjeshtra. Gjithashtu, ne tani e dimë që trazirat kishin filluar 1 milje larg fjalimit të Trump, para se ai të mbaronte së foluri, dhe se elementet e aksionit ishin para-planifikuar.
Akuza e nxitjes së dhunës është shumë më e dobët,nga sado të donin mediat që ju t`a besonit.

Në fund vjen debati më i diskutueshëm:A patinë fakt manipulim masiv të votuesve?

Për shumë njerëz kjo duket si një mbrojtje kamikaze, por mund të mos jetë e tillë. Që nga trazirat e 6 janarit, zyrtarëve republikanë u është bërë presion për të deklaruar se nuk pati një manipulim të madh në zgjedhje. Ideja është se nëse ata refuzojnë, janë gjithashtu bashkëpunëtorë me Trumpin për nxitjen e trazirave. Natyrisht, kjo është absurde, pasi zgjedhjet e fundit presidenciale ishin nga më të dobëtat në kujtesën e fundit. Dhe kjo ndodh kur ndryshojnë rregullat në mesin e lojës. Ky proces ka shumë parregullsi të rëndësishme, që kanë në fakt nevojë të hetohen. Kjo është arsyeja pse senatorët Xhosh Houlej dhe Ted Kruz ndërmorën një përpjekje simbolike për të refuzuar çertifikimin e Bajden, në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen ndaj këtyre parregullsive. Problemet ishin reale. Ato ekzistojnë. A janë të mjaftueshme për të përmbysur rezultatet? Duket se jo. Por kjo gjë nuk është thelbësore. Çështja është që ne duhet t?i rregullojmë ato gjithsesi. Shumë republikanë janë turpëruar aktualisht nga mos-ngritja sa duhet e zërit në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve.

Për Trump do të ishte gjëja më logjike në botë që të paraqitej në Senat dhe të zhvillonte luftën që ata nuk ia pranojnë. Dhe sërish, vetëm fjala e Trump nuk do të mjaftonte. Ne na është thënë që nuk ka pasur manipulime, se s?ka patur probleme të mëdha në votimin përmes postës.

Vetëm pak shembuj do t`a hidhnin poshtë këtë alibi. Trump duket i gatshëm të korrë një fitore kur Senati të votojë në favor të mbylljes së çështjes ndaj tij. Çështja është se sa e madhe do të jetë kjo fitore. Unë nuk mendoj se përgjigja do të bazohet tek votat që ai do të marrë në favor.
Trump nuk dëshiron që të fitojë për teknikalitete juridike; ai dëshiron të fitojë me meritë.

Një luftëtar nuk fshihet pas polemikave kushtetuese. Ai thotë?Ju më sfiduat. Unë fitova!?. Ekzistojnë të gjitha arsyet pse Trump duhet të paraqesë në Senat të tria argumentet e lartpërmendura. Së bashku, ato përfaqësojnë kauzën e tij më të mirë të mundshme, një sulm me tri drejtime, ndaj çdo elementi të akuzave kundër tij. Edhe nëse do të fitojë me një diferencë më të vogël, ai do të dalë shumë më i fortë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://thefederalist.com/2021/02/02/why-trump-should-press-his-case-on-voter-fraud/

Lajmet e fundit nga