LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk bëj eksperiment me trupin tim”/ Gjuzi refuzon të bëjë vaksinën anti-Covid

3 Shkurt 2021, 20:40, Politikë CNA
“Nuk bëj eksperiment me trupin tim”/ Gjuzi refuzon të

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur kundër bërjes së vaksinës anti-Covid. Në një intervistë për Ora neës, Gjuzi tha se duke marrë shkas nga informacionet e shumta që qarkullojnë, ai nuk do të eksperimentojë me trupin e tij.

Gjuzi ndër të tjera tha se ka imunitet të fortë, ndërsa zbuloi sesa i del temperatura sa herë futet në sallën e Kuvendit.

?Ju e dini që unë fizikisht jam shkëlqyer, jam shumë mirë, temperatura e matur sa herë që hyj në parlament është 36.6 ose 36.7. Nuk ka asnjë rast që të jetë më tepër. Jam më tepër imun.

Personalisht nuk do ta bëj kurrë vaksinën për arsye dhe të disa shkencëtarëve me famë botërore që thonë nëse e merr atë ka një rrezik se unë jam mbi 60 vjeç.Personalisht nuk e bëj vaksinën, është një lëvizje shumë e madhe që më bën të kem dyshime dhe unë nuk bëj eksperiment me trupin tim.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga