Connect with Us

Nga skandali i padisë me të vdekurin tek pronat/ Gjyqtari Erarbër Madhi në filtër të Vettingut

Vetingu

Nga skandali i padisë me të vdekurin tek pronat/ Gjyqtari Erarbër Madhi në filtër të Vettingut

Publikuar

-

Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi se ka nisur hetimet për gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë në Tiranë, Erarbër Madhi.

Ky i fundit është një emër jo pa i lakuar në media, në lidhje me aspektin professional, për kohën kur ka punuar në Vlorë por edhe në Tiranë. Në vitin 2017, emisioni investigativ “Fiks Fare”, denoncoi një skandal, ku lakohej edhe emri i gjyqtarit Erarbër Madhi.

Një “i vdekur” kishte arritur që të hapte një proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. V. S. sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Vlorës, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, sipas një kërkesëpadie të depozituar në Gjykatën e Vlorës, ai ishte “ngritur nga varri” dhe në dhjetor të vitit 2009 në Sekretarinë e Gjykatës, kishte depozituar një kërkesëpadi, sipas së cilës kërkonte një pronë prej 10.4 hektarë truall në Palasë të Vlorës.

Gjyqtari që e kishte pranuar këtë padi ishte Erarbër Madhi, i cili e kishte marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009.
Pas këtij absurditeti, ka pasur edhe raste të tjera nga mediat të cilat kanë lakuar emrin e gjyqtarit Erarbër Madhi në lidhje me çështjet e pronave në Vlorë.

Kujtojmë se i njëjti gjyqtar doli në “krah” të ish Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, në vitin 2018, duke rrëzuar padinë e prokurores Rovena Gashi, të cilën Marku e kishte pezulluar nga detyra.

Në aspektin professional, Vettingu ka plot çështje ku mund ta hetojë gjyqtarin Madhi, sidomos për kohën që ka punuar në Vlorë, ndërsa sa i përket pasurisë, duket se e ka më të justifikueshme.

Të ardhurat i ka nga paga si gjyqtar dhe nga dy botime si autor në dy vite.
Ndërsa pasuri të luajtshme e të paluajtshme deklaron në vitin 2013 kur ka blerë autoveturë Mitsubishi Pajero me vlerë 350 000 lekë dhe në vitin 2019, kur e ka përfituar nga trashëgimia.

Bëhet fjalë për një apartament banimi më sipërfaqe 124.7 m2 , ½ pjesë takuese e një shtëpie me oborr, me sipërfaqe 255 m2, në Tiranë.
Gjithashtu nga trshëgia ka përfituar shumat monetare, 41 109 12 lekë, 4 490 861 10 lekë., 54 950 lekë, 23 000 lekë dhe 23 963 lekë.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Erarbër Madhi.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 190 372 lekë .

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 921 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 799 200 lekë .

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 922 425 lekë .

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 990 963 lekë .

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 1 057 000 lekë .
Të ardhura nga shitja e botimit studimor: ”Mbrojtja e pronësisë dhe jurisprudenca” me autor deklaruesin, viti i botimit 2008, në vlerën 120 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e botimit studimor: ”Kufijtë, punimet e reja dhe posedimi” me autor deklaruesin, viti i botimit 2009, në vlerën 157 000 lekë

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 1 039 600 lekë .
Të ardhura nga shitja e botimit studimor: ”Mbrojtja e pronësisë dhe jurisprudenca” me vlerë 125 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e botimit studimor: ”Kufijtë, punimet e reja dhe posedimi” me vlerë 172 000 lekë.
Kursime të subjektit deklarues, në gjendjen cash në vlerën prej 230 000 lekë.
Kursime të subjektit deklarues, në gjendjen cash në vlerën 100 000 lekë.
Kursime të subjektit deklarues në gjendjen cash në vlerën 1400 000 lekë.
Blerë Damler Chrysler, me vlerë 400 000 lekë.

LEXO EDHE:  Humbi thellë në zgjedhje/ Basha nis turin e humbjes

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 1 063 986 lekë .
Kursime të subjektit deklarues në shumën 350 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 1 053 556 lekë .
Kursime të subjektit deklarues në shumën 250 000 lekë.

Viti 2013
Blerë autoveturë Mitsubishi Pajero me vlerë 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë, 1 000 761 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 184 247 lekë.

Viti 2014
Shitur autovettura Damler Chrysler, 2 000 euro.
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 1 372 764 lekë.
Kartë krediti “Prima Clasie”, me limit 85 000 lekë.

Viti 2015
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 150 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 38 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 1 392 492 lekë.
Kartë krediti “Prima Clasie”, me limit 85 000 lekë.

Viti 2016
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 220 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 887 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 1 117 096 lekë.
Kartë krediti “Prima Clasie”, me limit 85 000 lekë.

Viti 2017
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 190 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 161 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 1 110 966 lekë.
Kartë krediti “Prima Clasie”, me limit 85 000 lekë.

Viti 2018
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 250 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 215 27 lekë.
Kartë krediti “Prima Clasie”, me limit 85 000 lekë e mbyllur.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 1 132 554 lekë.

Viti 2019
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 1 163 139 2 lekë.
Kursime të subjektit deklarues në gjendje kesh, 420 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 1 163 139 lekë.
Ap banimi 124.7 m2 në Tiranë, përfituar nga trashëgimia, pas ndërrimit jetë të nënës.
½ pjesë takuese e një shtëpie me oborr, me sip 255 m2, në Tiranë, përfituar nga trashëgimia, pas ndërrimit jetë të nënës.
Përfituar nga trashëgimia, pas ndërrimit jetë të nënës, shuma 41 109 12 lekë.
Përfituar nga trashëgimia, pas ndërrimit jetë të nënës, shuma 4 490 861 10 lekë.
Përfituar nga trashëgimia, pas ndërrimit jetë të nënës, shumat 54 950 lekë, 23 000 lekë dhe 23 963 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjykatën Administrative, shkalla e parë, Tiranë, 2 265 924 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Plani ekonomik i PD/ Basha tregon ku do i merrte paratë për zbatimin e tij nëse do ishte kryeministër

LEXO EDHE:  Rama dy orë takim me naftëtarët/ Do i ofrojmë mbështetje financiare, po shikojmë për investitor

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Humbi thellë në zgjedhje/ Basha nis turin e humbjes

LEXO EDHE:  Skandali në Zimbabve/ Dorëzohet në SPAK kallëzim penal për aferën e incineratorëve

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Sulm me armë në Gjermani/ Humbin jetën dy persona

LEXO EDHE:  Sulm me armë në Gjermani/ Humbin jetën dy persona

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE