LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

COVID depërton edhe te Atletiko Madrid, infektohet ylli i skuadrës

3 Shkurt 2021, 10:50, Sport CNA
COVID depërton edhe te Atletiko Madrid, infektohet ylli i skuadrës

COVID 19 mbetet një problem për botën e futbollit me skuadrat që kohë pas kohe humbasin elementë të vyer si pasojë e infektimit. Skuadra e fundit që e ka pësuar këtë është Atletiko Madrid.

Spanjollët kanë bërë të ditur se Zhoao Feliks rezultoi pozitiv ndaj testit për COVID dhe tashmë portugezi duhet të izolohet për të parandaluar përhapjen në ekip.

Nëse në kampionat, trajneri Diego Simeone do të mundohet ta zëvendësojë dhe të bëjë të mos ndjehet mungesa e numrit shtatë në fushë, në Champions do të shpresohet pafundësisht në rikuperimin e tij. Kujtojmë se Atletiko do të jetë e impenjuar pas 20 ditëve në takimin kundër Çelsi.

Lajmet e fundit nga