LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Virusi nuk ka kaluar”/ Mjeku Tritan Kalo tregon si e kaloi dozën e parë të vaksinës

2 Shkurt 2021, 10:21, Aktualitet CNA
“Virusi nuk ka kaluar”/ Mjeku Tritan Kalo tregon si e kaloi

Mjeku Tritan Kalo, i cili bëri sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid, tha se ai nuk ka pasur asnjë shqetësim anësor në lidhje me dozën e parë dhe shpreson që dhe e dyta të vijojnë në të njëjtën mënyrë.

Në lidhje me infektimin pas marrjes së vaksinës, si në rastin e Piperos, Kalo tha se bluzat e bardha kanë vijuar të një vigjilentë dhe mbrohen nga virusi.

“Vaksina shkoi për bukuri edhe në dozën e parë nuk kam pasur asnjë shqetësim po ashtu dhe kolegët e mi. Shpresoj dhe e dyta të shkojë kështu. Të vaksinuarit nuk kanë ulur vigjilencën për tu mbrojtur, janë rregulla që i ndjekim në përditshmëri”, tha Kalo.

Mjeku bëri thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë masat dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi ende është prezent.

“Qytetarët të kujdesen për vetën e tyre dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi nuk ka kaluar”, tha Kalo./CNA.al

Lajmet e fundit nga