LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimet elektorale në kohë Covid/ Hoxha: Dyfishohet me “sukses”numri i të vdekurve në varreza

2 Shkurt 2021, 07:14, Aktualitet CNA
Takimet elektorale në kohë Covid/ Hoxha: Dyfishohet me

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin për rrezikun që përbëjnë takimet elektorale nga partitë politike, për përhapjen e Covid.

Sipas Hoxhës, politikanëve nuk u bëhet vonë se rrezikojnë jetën e qytetarëve nga grumbullimet massive politike. Gazetari i bën thirrje qytetarëve teksa shprehet: është më mirë të mungoni në një takim elektoral sesa të mos votoni më 25 prill.

?Kush po na vret me shume, COVID-19 apo ethet e pushtetit?!
Sa me shume afrohet dita e zgjedhjeve, 25 prilli, aq me shume shtohen takimet elektorale nga partite politike, aq me teper rritet numri i te shtruareve ne spitalet Covid-19, sigurisht dyfishohet me ?sukses?, numri i te vdekurve ne varreza…
Politikaneve tane, te pushtuar nga ethet e pushtetit, nuk u behet vone se rrezikojne jeten e qytetareve nga grumbullimet masive politike, ku tregojne dokrrat e tyre, te njejtat me ato qe i shpalosin çdo dite nga ekranet e televizioneve.
Shqiptare, nese doni, qe vota juaj te mos mungoje me 25 prill, ruani shendetin, mbijetoni dhe pastaj nga kutia e votimit, vendosni kush do ta qeveris kete vend, per 4 vitet e ardheshme …
Eshte me mire te mungoni ne nje takim elektoral, sesa te mos votoni me 25 prill….?, shkruan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga