Connect with Us

Shehu sulmon “shëndetësinë falas”/ Asgjë nuk do të jetë e pa mundur pas 25 Prillit

Politikë

Shehu sulmon “shëndetësinë falas”/ Asgjë nuk do të jetë e pa mundur pas 25 Prillit

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu shkruan se “shëndetësia falas” e Ramës është shëndetësi për klanin e PPP-ve.

Shehu thekson se qeveria Basha do të sjellë shëndetësi për qytetarët , për të gjithë, pa dallim. Sipas tij, programi i PD synon që sistemet shëndetesore të funksionojnë për qytetarin pavarësisht gjendjes sociale, moshës, semundjeve etj.

Shendetesia falas” e Rames- “shendetesi” per “klanin” e PPP-te. Qeveria Basha do te sjelle “Shendetesi per qytetaret”, “Shendet per te gjithe”!
Programi i yne synon qe Sistemet shendetesore te funksionojne per qytetarin pavaresisht gjendjes sociale, moshes, semundjeve etj, duke e vendosur pacientin ne qender te sistemit.
Kjo kerkon permbysje ne kolonat mbi te cilat u ngrit ne keto 8 vite nje sistem i deformuar dhe ndertimin e tij mbi koncepte europiane:
1-Vetem Financimi shume burimesh i sistemit do te beje te mundur nxjerrjen nga varferia aktuale duke e bere autonom, te qendrueshem dhe social. Kjo se bashku me ndryshimet ne menaxhim, transparencen e kolegjialitetin do te coje ne eleminimin e keq perdorimeve te fondeve, korrupsionit e monopoleve.
Konvertimi i pagesave direkte te larta e abuzive ne kontribute direkte me injektime ne rritje nga buxheti, duke u larguar nga skemat e nje “bleresi te vetem”, perbejne bazen e efekasitetit te fondeve, forcimin e politikave sociale.

2-Funksionimi i sistemit paresor e spitalor te decentralizuar, te perbere nga “spitali ndermarje” dhe “profesionisti i lire” per paresorin, mjek familje a specialist ky, mbi parimin demokratik “paraja ndjek pacientin te lire ne perzgjedhje te sherbimit”, bazuar ne indekset e kostos DRG per spitalet apo te prestacioneve e kartelave per paresorin, perbejne “motorret” e sistemit.
3-Publiku e privati i konvencionuar jane pjese integrale e sistemit tone shendetesor te arritshem nga qytetari, qe zgjedh ndersa “paraja” e ndjek ate, duke u bere kjo nje nga format me efikase edhe te luftes me pagesat korruptive e ilegale.
4-Sistemi farmaceutik nen divizen europiane si nje “sektor publik i menaxhuar nga privati” do te garantoje “sigurine medikamentoze” e “farmako vigjilencen”, duke implementuar parimin e BE “liberalizim dhe siguri” ne cdo rregjistrim te preparateve te huaja apo vendase. Kjo se bashku me rimbursimin sipas diagnozes e te drejtes se mjekut e pacientit te zgjedhjes midis disa opsioneve, rritjes se listes aktuale tejet te shkurter te rimbursimeve e perqindjes se tyre, do t’i siguroje publikut akses te pershtatshem per skemat moderne te mjekimit.
5-Futja ne skeme e shume nga procedurat bazale te stomatologjise, kodifikimi i kontrollit mbi ato e materialet e konsumit ne pergjithesi, perbejne nje tjeter kolone.
6-Ne kushtet aktuale te nje braktisje te qytetareve perballe kesaj pandemie te rrezikeshme Covid, kontrolli i saj nepermjet masave te shprehura qartesisht me pare, vaksinimit masiv te popullesise etj, perbejne nje prioritet absolut.
7-Ky program kerkon dhe burime te gjera e te kualifikuara njerrezore, menaxhere, mjeke, farmaciste, stomatologe, infermiere, fizioterapiste, laborante, teknike etj, qe shume nga prej te cileve jane sot nje “specie ne zhdukje”. Keta jane implentuesit direkt te ndryshimit, si dhe bashkeautoret e tij.
Kjo kerkon masa te gjera e gjithe perfshirese qe nga pregatitja universitare, specializimet, kualifikimet, aktivitetet shkencore e profesionale, pasjisjet e institucioneve shendetesore, e deri te rivendosja e autoritetit e dinjitetit tashme te neperkembur te tyre, qofte dhe me pagesat dinjitoze.
Ne gjendjen e rende aktuale keto pa dyshim nuk jane te lehta, por asgje nuk do te jete e pa mundur mbas 25 Prillit”, shkruan Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Me çharter në Abu Dabi për një video propagandë/ Basha: Rama po sillet si Lukashenko

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E djathta duhet të rithemelohet”/ Topi: Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish presidenti Bamir Topi, ka deklaruar se beteja personale do të çojë në asgjësimin e PD.

Sipas Topi duhet të shkohet sa më shpejt në rithemelimin e së djathtës.

I ftuar në emisionin Top Talk, Topi shprehet se riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë që nuk bazohet në njerëz por në parime.



Duhet pranuar se ata që e kanë patur dhe që e kanë të gjithë betejën e kanë personale që çon në asgjësimin e PD. Sa më shpejt të kapet sinjali aq më shpejt duhet të shkojmë në rithemelim të së djathtës. Ky do të vazhdojë zotërimin e të gjithë pushteteve që ka sot.

Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë, nuk bazohet në njerëz, por në parime, programe. Mjafton që e djathta të riformatohet për të bërë thjesht një çështje”, është shprehur Topi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE