Connect with Us

Nga pasuria tek bëmat e fushatës elektorale/ Gjyqtarja në krah të kryeministrit Rama

Vetingu

Nga pasuria tek bëmat e fushatës elektorale/ Gjyqtarja në krah të kryeministrit Rama

Publikuar

-

“Janari po mbaron”/ Ish ministri i Shëndetësisë i kërkon llogari Ramës: Ku janë vaksinat që do vinin?

Prej më shumë se gjashtë muajsh gjyqtarja e Beratit Lutfije Celami, është nën hetim nga Vettingu.

Ajo ka depërtuar në sistemin e drejtësisë në vitin 2011 në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për t’u transferuar më vonë në Berat, ku punon edhe sot. Lutfije Celami është gjyqtarja, që ka pasur në duar, një padi të depozituar në Prokurori nga LSI, kundër kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, LSI akuzoi dhe më pas paditi kryeministrin Rama, i cili kërkoi që policët të zhvisheshin nga uniformat dhe të dilnin në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Mirëpo, Gjykata e Beratit vendosi që Prokuroria të mos vijojë hetimet ndaj kryeministri Edi Rama për këtë thirrje drejtuar efektivëve të Policisë gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Pas dy seancash gjyqësore, gjyqtarja Lutfije Celami rrëzoi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kishte kundërshtuar një vendim të mëparshëm për pushimin e hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por për gjyqtaren Celami, në thirrjen e kryeministrit nuk kishte vepër penale. Kjo ka qenë një nga çështjet, ku emri gjyqtares Lutfoje Celami ka bërë xhiron në media.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Celami, të ardhurat i ka vetëm nga paga e saj. Përveç kursime dhe depozitave, gjyqtarja Celami posedon si pasuri një automjet Toyota Rav 4, më vlerë 470 000 lekë, të blerë në vitin 2016.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Lutfije Celami.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Gjendje kesh 200 000 lekë.
Dhënë hua vëllait, 200 000 lekë.
Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 120 821 lekë.

LEXO EDHE:  Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkesë Ramës/ Vaksino stafin akademik

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 819 469 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 288 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 57 000 lekë dhe në Berat, 1 032 120 lekë.
Të ardhura nga kursimet e subjektit deklarues, 135 304 lekë.
Të ardhura nga depozita bankare e subjektit deklarues, 135 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 364 150 lekë.
Të ardhura nga kursimet e subjektit deklarues 381 293 35 lekë.
Të ardhura nga depozita bankare e subjektit deklarues, 195 020 36 lekë.
Kursime kesh, 100 000 lekë.

Viti 2016
Kursime nga paga të subjektit deklarues, 222 803 79 lekë.
Blerë automjet Toyota Rav 4, më vlerë 470 000 lekë.
Kursime kesh të subjektit deklarues, 50 000 lekë.
Pakësuar kursimet, 470 000 lekë.
Depozitë me afat, me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 049 482 lekë.

Viti 2017
Kursime nga paga të subjektit deklarues, 604 880 68 lekë.
Kursime kesh, 50 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës së kursimit, 25 18 lekë.Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 053 422 lekë +8 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 934 643 lekë + 2 500 lekë.
Gjendjet e llogarisë së bashkëshortit, 5 487 lekë dhe 97 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit në dy kompani private, 215 894 lekë dhe 256 715 lekë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skadon mandati i Komisionit të Vettingut/ ISP jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Kushtetuta e RSH parashikon se në korrik 2022 mbaron mandati i Komisionit të Lartë të Kualifikimit, (KPK), struktura e nivelit të parë të vetingut në drejtësi, si dhe mandatet e Komisionerit Publik. Pas këtij mandati përgjegjësia për procesin e rivlerësimit i kalon autoriteteve të reja të sistemit të drejtësisë, KLGJ për gjyqtarët dhe KLP për prokurorët.

Rreth 10 muaj përpara mbarimit të mandatit kushtetues ende nuk kanë përfunduar Vettingun rreth gjysma e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bilanci aktual dhe ritmet e vetingut na tregojnë se është e pamundur përfundimi i plotë i tij në afatin kushtetues.

Për rrjedhojë, ecuria e vettingut do të vijojë në organet e tjera të sistemit të drejtësisë ose parlamenti i ri do të duhet të ndërmarrë nismën për ndryshimin e afatit kushtetues përmes ndërhyrjeve të reja në Kushtetutë.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, në dy rastet do të duhej që institucionet përgjegjëse, parlamenti, Ministria e Drejtësisë, KLGJ, KLP, etj, të bashkëvepronin për të marrë një vendim sa më optimal përpara afatit të parashikuar nga Kushtetuta.

LEXO EDHE:  “Socialistët kundër Ramës”/ Meta tregon pse nuk i do listat e hapura

LEXO EDHE:  "U'a mori qytetarëve e u'a dha lopëve"/ Ferma në "Sheshin Skënderbej", Berisha akuza Ramës dhe Veliajt

Nëse zgjidhje do të konsiderohet ndryshimi i Kushtetutës kjo procedurë kërkon konsensus politik, kohë të mjaftueshme në dispozicion ashtu dhe qartësi mbi afatin e ri dhe pritshmëritë mbi ecurinë e vetingut në vitet e ardhshme.



 Nëse do të aplikohet baza aktuale kushtetuese, e cila ia kalon përgjegjësinë e vetingut organeve të reja të sistemit të drejtësisë, atëherë do të duhet që tani të punohet për akte rregullatore, të ketë rishikim të personelit dhe të buxhetit në dispozicion.

 Vetingut duhet të jetë dhe zë zbatohet si standard i njëjtë për të gjithë subjektet e rivlerësimit. Drejtësia e re meriton të jetë transparente, efektive, e besueshme, profesionale dhe me integritet.

 Koha është tani!

 Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke zbatuar projektin “Reforma: për një ritëm cilësor. Monitorim, sensibilizim dhe asistencë” mbështetur nga programi i shtetit të së drejtës të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ISP-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“Prokurorët dhe gjyqtarët që ngelën për Vjeshtë’/ “Emrat”, që do të japin llogari në Vetting

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Procesi i Vettingut po shkon drejt fundit. Ka ende prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë dalë në Vetting për të nisur më pas me këshilltarët ligjorë.

Për muajin Shtator, deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar 6 seanca, të cilat nisin me datë 7 Shtator me prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla dhe me gjyqtaren Fierit, Adelina Zarka.

Një ditë më pas me Vettingun do të përballen gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo dhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli.

Me datë 13 Shtator, është piketuar prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe me 15 Shtator rikthehet seanca dëgjimore në KPK, për prokurorin  Dritan Gina.

“Prokurorët dhe gjyqtarët e vjeshtës”

Arben Dyla

Arben Dyla

Prokurori i i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla, i është nënshtruar hetimit  administrativ nga trupa e KPK-së e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Kujtojmë se Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat,  i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.

Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.

Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.

Adelina Zarka

Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kallëzoi 17 zyrtarë e nëpunës civilë, për dyshimet se ata kanë fshehur apo refuzuar deklarimin e pasurisë.

Në listë ishte edhe emri i gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka.

Nuk dihet se çfarë bëri Prokuroria me këtë listë, por emrat e atyre që ishin në kallëzimet e ILDKPKIK ishin edhe të refuzuarit e Ambasadës Amerikane.

Që do të thotë u është mohuar kërkesa për viza. Në fakt gjyqtarja Adelina Zarka në vitin 2014 ka hapur një depozite bankare me qëllim marrjen e vizës Kanadeze, siç duket për të udhëtuar drejt vendit ku i studionte vajza, por një gjë e tillë u raportua se i ishte mohuar.

Ariola Kristo

Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimeve  të Vetting që në muajin Dhjetor të vitit 2019.

LEXO EDHE:  “Vdeksha unë për ty”/ Rama batuta me gazetaren

LEXO EDHE:  Mbi 20 mijë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë/ Humbin jetën gjashtë të infektuar



Kristo, në media është lakuar edhe si “viktimë” e dajës së saj gjyqtarit Stavri Kallço. Pasi ka pasur denoncime nga qytetarët se e njëjta çështje që është gjykuar nga Kallço në Apel dhe që është kthyer në shkallë të parë, është gjykuar nga gjyqtarja Kristo.

Në vitin 2016, Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjani, urdhëroi nisjen e inspektimit, i cili përfundoi duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore.

Kaçe Agolli

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli, rezulton se në vitin 2014 është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Masa disiplinore me vërejtje është vendosur, pas kërkesës të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë Nasip Naço, i cili vinte nga radhët e LSI-së.

Gjyqtarja  Agolli e ndëshkuar me vërejtje, sa i përket pasurisë,  deklarohet si e pastrehë.

Arben Nika

Prokurori Arben do të dalë para Vettingut me datë 13 Shtator. Nika nuk është një emër i panjohur pasi më herët, është ulur në detyrë, nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kujtojmë se Llalla ndërsa ka pranuar  propozimin e Këshillit të Prokurorisë për uljen në detyrë për Prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin Arben Nika,
Llalla ka vendosur masën kalim në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore për një periudhë 1-vjeçare.

Sipas Llallës,  Nika me mosveprimet e tij kishte kryer shkelje disiplinore në formën e zvarritjes sistematike të hetimeve dhe mospërmbushjeve të detyra.

Dritan Gina

      Dritan Gina

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, do të njihet me rezultatet e hetimeve-Vetting me 15 Shtator 2021.

Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019.

Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U arrestua për korrupsion/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

cna lajme vettingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, i cili është arrestuar për korrupsion.

Vendimi është marrë nga trupa Gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.

Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare. Edhe pse kishte kërkuar të kundërtën vetë z. Hasa nuk u pa i pranishëm as në këtë seancë.

Në seancën e kaluar të KPK u konstatua se Hasa ka bërë deklarime kontradiktore nëpër të gjitha deklaratat, duke mosdeklaruar detyrimet për blerjen e apartamentit.

LEXO EDHE:  Pearl Harbor: A u paralajmërua presidenti i SHBA-së Frenklin Ruzvelt për sulmin e japonezëve?

LEXO EDHE:  "Socialistët kundër Ramës"/ Meta tregon pse nuk i do listat e hapura

Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK pasi akuzohet se pushonte çështjet penale kundrejt pagesave.

Arrestimi ka ndodhur më 19 qershor dhe u arrit të zbulohej nga një hetim i nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik./CNA.al

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë



SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

U arrestua për korrupsion/ SPAK nis hetim pasurie për prokurorin Sali Hasa

Me pranga në duar/ Prokurori Sali Hasa del nesër para Vetingut

LEXO TE PLOTE