LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku bën thirrjen e fortë/ Të negociohet me Kinën dhe Rusinë për vaksinat anti- Covid, Pfizer s’ka për të gjithë

2 Shkurt 2021, 22:44, Lifestyle CNA
Mjeku bën thirrjen e fortë/ Të negociohet me Kinën dhe

Mjeku i njohur Artan Koni i ka bërë thirrje autoriteteve të negociojnë me Kinën dhe Rusinë për vaksinën anti Covid.

I ftuar në ?Real Story? ai tha se nuk është ndonjë luks i madh që Shqipëria është e mbyllur ndaj tyre, në një kohë që vetë Gjermania është e hapur të negociojë me ta.

?Negociatat me firmat prodhuese duhet të fillojnë shumë më parë se të merret miratimi. Të jesh i mbyllur ndaj vaksinës kineze dhe ruse nuk është një luks kur vetë Gjermania është e hapur të negociojë me ta. Ne po bëhemi më europianë se Gjermania. Nuk po them ta marrësh direkt, por të bësh negociata, kur të miratohet ti të jesh gati. Edhe nëse ajo miratohet ne mbetemi pas. Pfizer s?ka mundësi teknike të prodhojë vaksina për gjithë botën. Ka filluar edhe të mos respektojë kontratat e kishte 10 mijë e ca doza solli 1 mijë e 1070, çfarë do t?i thuash??, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga