LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ministria dhe Komiteti Teknik janë ngelës në klasë”/ Dasho: Covid nuk luftohet me masa prej lecke

2 Shkurt 2021, 11:08, Aktualitet CNA
“Ministria dhe Komiteti Teknik janë ngelës në

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të rrisin në mënyrë urgjente numrin e testimeve të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Dasho shprehet se pandemia nuk luftohet me maska lecke, por sipas tij duhen masa inteligjente dhe profesionalizëm për t?ia dalë mbanë nga kjo situatë.

Eksperti i Shëndetit Publik tregoi edhe detajet që bëjnë diferencën në një situatë të tillë.

?Për të kuptuar se pse ministria dhe komiteti janë ende “ngelës” në klasë përsa i takon testeve!

Nga muaji korrik e deri tani, numri mesatar ditor i testeve është pothuajse shtatë fishuar. Ministria këtë e paraqet si arritje. Në fakt po të shohësh numrin e rasteve të diagnostikuar në raport me numrin e testeve (përqindjen e pozitivitetit), asgjë nuk ka ndryshuar, madje në nëntor dhe dhjetor pati edhe një përkeqësim!

Ministria dhe komiteti duhet të lënë mënjanë demagogjinë dhe gënjeshtrat dhe të rritin urgjentisht numrin e testimeve. Objektivin e ka caktuar OBSH-ja, e cila rekomandon se përqindja e testeve pozitive duhet të luhatet midis 5% dhe 10% të totalit (fasha rozë në grafik).

Në kushtet e Shqipërisë nevojitet të paktën një 3 ose 4 fishim i numrit ditor të testeve për të arritur këtë objektiv!

Epidemia nuk luftohet me maska prej lecke (të cilat dikur i kam quajtur topa lecke) por me teknologji dhe masa inteligjente, ku testimi, gjurmimi dixhital, vaksina, etj. bëjnë diferencën!

Koha për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri?, shkruan Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga