LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Liri për të punuar"/ Restorantet në veri të Francës hapin dyert, thyejnë kufizimet e COVID-19

2 Shkurt 2021, 13:27, Kosova & Bota CNA
"Liri për të punuar"/ Restorantet në veri të

Pandemia COVID-19 vijon të ndikojë fuqishëm thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Baret, restorantet janë disa nga aktivitetet të cilat po e ndiejnë edhe më shumë ndikimin e masave kufizuese të marra nga autoritetet thuajse në të gjitha shtetet e botës.

Por, kundrejt ligjit të detyruar nga situata ekonomike në veri të Francës ka pasur edhe nga ata pronarë biznesesh që kanë vendosur të thyejnë rregullat.

Një prej tyre është edhe Kathia e cila vendosi të hap restorantin e saj dhe t?u shërbejë atyre pak klientëve.

“Unë shita shtëpinë për të blerë këtë biznes, investova gjithçka këtu.  Kjo është dita ime e hapjes për të shpëtuar punën biznesin tim. Voila, ata mund të më marrin çdo gjë por jo lirinë për të punuar?, u shpreh Kathia Boucher, pronare restoranti.

Por, liria nuk zgjati shumë disa orë pas hapjes dy oficerë policie u gjendën aty dhe morën emrat e klientëve të saj ndërsa darkonin dhe e paralajmëruan Katian se ishte duke shkelur ligjin.

Ajo tani do të presë të mësojë nëse do t’i dërgohet një urdhër mbyllje njëmujor dhe një gjobë prej 3,500 euro.

Në solidaritet me baret dhe restorantet që kanë sfiduar kufizimet po nisin të shfaqin edhe të tjerë pronarë biznesesh të cilët shprehen se pavarësisht ndihmës qeveritare janë duke u rrënuar ekonomikisht.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron mbylli restorantet dhe baret më 30 tetor për të mbajtur nën  kontroll COVID-19 që ka shkaktuar  mbi 76,000 viktima./CNA.al

Lajmet e fundit nga