LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lejuan mediat të filmonin të riun që përdhunoi “gjyshen”/ Pezullohen 3 policë në Fier

2 Shkurt 2021, 16:02, Kronika CNA
Lejuan mediat të filmonin të riun që përdhunoi

Tre punonjës policie në Fier janë pezulluar sot nga detyra. Ata akuzohen se në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të filmonin e bisedonin me 36-vjeçarin Saimir Meçani, i akuzuar për përdhunimin e 89-vjeçares në Divjakë.

?Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin Saimir Meçani i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.

Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë? thuhet në njoftimin e polcisië.  Saimir Meçani akuzohet për ?Dhunë në familje? dhe ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur?.

Lajmet e fundit nga