Connect with Us

KLD refuzoi ta ndëshkonte/ Gjyqtarja me bar kafe dhe tregti produktesh farmaceutike

Vetingu

KLD refuzoi ta ndëshkonte/ Gjyqtarja me bar kafe dhe tregti produktesh farmaceutike

Publikuar

-

Gjyqtarja Matilda Llangozi e ka nisur karrierën në Tiranë, në vitin 2011 dhe më pas është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Në Nëntor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimet-Vetting, për gjyqtaren Llangozi. Kjo e fundit rezulton një ndër emrat e drejtësisë e shpëtuar nga ndëshkimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Risjellim në vëmendje se në vitin 2018, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u rrëzuan kërkesat e bëra për shkarkim apo për masa ndëshkuese ndaj 13 gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë. Disa prej kërkesave ishin depozituar prej kohësh nga tre ministra të ndryshëm drejtësie, aktualja Etilda Gjonaj dhe ish-ministrat Ylli Manjani e Nasip Naço.

Njëra prej gjyqtareve me “njollë” në aspektin profesional ishte edhe Matilda Llangozi, por që KLD nuk e ndëshkoi. Matilda Llangozi ka qenë gjyqtare në çështjen e denoncuar në një emision investigativ për “kthimin e fëmijës dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore”, ku me anë të një certifikate false është marrë kujdestaria e një fëmijë vetëm 3 vjeç nga gjyshërit e tij.

Sa i përket pasurisë rezulton që gjyqtarja Llangozi të posedojë biznese si bar-kafe apo aktiviteti import eksport, të produkteve kozmetike dhe sekondare farmaceutike. Këto biznese ajo i deklaron në emër të bashkëshortit.

Patundshmëri gjyqtarja deklaron edhe një apartanent banimi 136 m2 në Tiranë, me vlerë 10 900 000 lekë. Ajo thotë se e ka përfituar këtë pronë me anë të kontratës së shkëmbimit me një tjetër apartament banimi dhe me kredi bankare. Bëhet fjale për një kredi bankare prej 7 000 000 lekë marrë për 20 vite, por që në fakt është shlyer për tre vite.

Një tjetër patundshmëri e vlerë në vitin 2015, është një tokë me sipërfaqe 1 500m2 dhe me vlerë 649 500 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtraja Matilda Llangozi.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Ap banimi, 79 m2, me vlerë 3 900 000 lekë.
Autoveturë me vlerë 500 000 lekë.
Bursë studimi nga Shkolla e Magjistraturës me vlerë,382 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist në QSUT, 350 000 lekë.

Viti 2011 (Deklarat vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 120 821 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist në QSUT, 75 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 783 866 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist në QSUT, 440 409 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si menaxher marketingu në një spital privat, 1 247 171 lekë dhe 6 698 euro.
Aktivitet i bashkëshortit me investim fillestar me vlerë 1 500 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 288 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist në QSUT, 462 950 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti i tregtimit të barnave, me vlerë 633 093 lekë.
Shtesa në kapitalin e aktivitetit të bashkëshortit, 520 093 lekë.

LEXO EDHE:  Shifra të larta infektimesh/ Vasili ngre këmbanë alarmi: Qeveria t'i shtrohet punës

Viti 2014
Ap banimi 136 m2 në Tiranë, me vlerë 10 900 000 lekë. Përfituar me anë të kontratës së shkëmbimit me një tjetër ap banimi dhe me kredi bankare.
Autoveturë Audi A8, me vlerë 5 000 euuro.
Kursime, gjendje kesh, 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 288 lekë dhe në Berat 1 030 770 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist në QSUT, 510 332 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti i tregtimit të barnave, me vlerë 471 319 lekë.
Të ardhura nga shitja e makinës Mercedez Benz, 5 000 euro.
Kredi për shtëpi 7 000 000 lekë me afat për 20 vite.
Overdraft 245 000 lekë.

Viti 2015
Blerë tokë, 1 500m2, me vlerë 649 500 lekë.
Kursime, gjendje kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 074 005 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti i tregtimit të barnave, me vlerë 1 838 110 lekë.
Kursime, gjendje kesh, 800 000 lekë.
Kredi për shtëpi 7 000 000 lekë me afat për 20 vite. Pa shlyer 6 788 518 lekë.
Overdraft 245 000 lekë. Pa shlyer,148 409 lekë.

Viti 2016
Kursime, gjendje kesh, 1 300 000 lekë.
Përveç aktivitetit të import eksport, dhe i produkteve kozmetike dhe sekondare farmaceutike, bashkëshorti ka shtuar dhe një tjetër aktivitet, bar kafe.
Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti i tregtimit të barnave, me 3 780 655 lekë.
Dhurim nga vëllai i bashkëshortit, 6 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 060 704 lekë.
Kursime, gjendje kesh, 500 000 lekë.
Kredi për shtëpi 7 000 000 lekë me afat për 20 vite. Pa shlyer 6 573 473 91 lekë.
Overdraft 245 000 lekë. Pa shlyer,185 000 lekë.

Viti 2017
Kursime, gjendje kesh, 1 500 000 lekë.
Blerë autoveturë Mercedez ML 350 me vlerë 950 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 066 808 lekë.
Kursime, gjendje kesh, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit, 10 667 951 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit Audi A8, 6 800 euro.
Kredi për shtëpi 7 000 000 lekë me afat për 20 vite. Shlyer.
Overdraft 245 000 lekë. Pa shlyer,198 839 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Berat, 1 060 956 lekë.
Kursime, gjendje kesh, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit, 4 960 240 lekë.
Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer,179 448 lekë.
Blerë autoveturë BMV, nga bashkëshorti, me vlerë 1 250 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  I riu i jep fund jetës/ Ja shkaku

LEXO EDHE:  “Sondazhet pa parashikim të qartë për zgjedhjet”/ Reagon ashpër Fuga: Na marrin për idiotë

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Me pasuri nga Tropoja në Tiranë/ Gjyqtari që u denoncua për ndërtim të paligjshëm

LEXO EDHE:  I riu i jep fund jetës/ Ja shkaku

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen apartamente, tokë dhe garazhde prej 4 milion eurosh/ Rrjedhin nga vepra kriminale

LEXO EDHE:  Katër persona humbin jetën në 24 orë/ Luhatje shifrash nga Covid-19

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE