Showbizz
I kërkoi të rikthehej në garë/ Saimiri merr vendimin për Enxhëllin

Një javë më parë, Enxhëll Lengo ndërpreu ceremoninë e trëndafilave duke i përcjellë një videomesazh Saimirit. Ajo i kërkoi falje dhe shprehu dëshirën të ishte sërish pjesë e garës së “Love Story”.
“Letrat nuk dalin kurrë nga moda si letrat tek filmi ‘The Notebook’. Njeriu kur shkruan i thotë të gjitha ato që ndjen. Dëshiroj të kërkoj falje me mërzitjen që të shkaktova me vendimin tim. Është një vendim emotiv, që cdo vajzë e mendon kur të shikon në takim me një vajzë tjetër. Është ngarkesë prej gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura, ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që përjetova në ‘Love Story’. Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Enxhëll.
Mbrëmjen e kaluar Saimiri ka ndarë me ët gjithë publikuun dhe vajzat vendimin e tij rreth Enxhëllit.
Ai tregoi se kishte vendosur të vazhdonte me vajzat që ndodheshin në program duke lënë të nënkuptohej se nuk donte të vazhdonte të ishte të rikthehej.
“Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu”, tha Saimiri./ CNA.al